Dje ka filluar nënshkrimi i kontratave me kompanitë që kanë shprehur dëshiren për sponzorimin të K.F. ”Otrant Olimpik”.
Siç tregon administratori i klubit ”Otrant Olimpik” Jakup Betuzi dje janë nënshkruar kontratat me tri kompani: Ardi company (Millenium), Gragja Comerc dhe Fabrika Kurti.
Të gjitha ata kompani që dëshirojnë të ndihmojnë klubin këtë ata mund ta bëjnë edhe në ditët në vazhdim.
Pas fillimit të mbarë të këtij sezoni duke fituar në ndeshjen e parë, futbollistet ulqinakë këtë javë do të jenë mysafirë të Mornarit nga Tivari.
Ndeshja luhet të dielen në fushën ”Topolica” me fillim nga ora 17.