Në prag të ndeshjes së parë të Otrantit Olimpikut në edicionin e ri futbollistik 2016/17, udhëheqësia e këtij klubi, duke përfituar edhe nga prania e ish futbollistit të Ulqinit Sejdo Kurti në vendlindje, e nderoi me një uniformë sportive të stampuar me mbiemrin Kurtit dhe stemën e klubit.
Gjatë dorëzimit të kësaj dhurate nga ana e kapitenit aktual të klubit nga Ulqini, Arian Senika, ish futbollisti Kurti u përfshi nga emocione të jashtëzakonshme që vetëm vendlindja mund të ti jap.
”Faleminderit shumë. Ju jam mirënjohës për këtë dhuratë të çmuar për mua. Faleminderit udhëheqësisë së klubit dhe suksese në garën që po fillojnë sot”, këto ishin fjalët e Kurtit menjëherë pas pranimit të kësaj dhurate simbolike.
Kush është Sejdo Kurti?
Sejdo Kurti karrierën e tij futbollistike e ka filluar ne vitin 1974 me ekipin Bjellogorac, ekipi i athershem i Ulqinit.
Edhe pse në moshë të re, me ekipin e Bjellogorcit ka luajtur nje vit për të cilin ekip ka luajtur 10 ndeshje në atë sezon futbollistik si portier i pare.
Ne vitin 1976, pas formimit te klubit te ri te Ulqinit, Sejdo Kurti kalon ne ekipin e ri te qytetit tonë për të cilin ekip luan deri në vitin 1979. Ka qene lojatarë i gjithëanshëm. Në fillim luan si qendërmbrojtës i Ulqinit duke qenë një ndër lojtarët më stabil të ekipit nga qyteti jonë.
Rastësia e kalon përsëri që të luaj si portier i ekipit. Për shkak të dëmtimit të portierit të parë të Ulqinit, Barush Resulbegu (tashmë i ndjerë) trajneri e cakton Sejdo Kurti si portier të parë. Nga ajo ditë Kurti bëhet portier i pazevendësueshëm i Ulqinit për vitet në vijim, deri në fund të vitit 1979 ku edhe përfundon aventura e tij në qytetin e lindjes.
Nga viti 1981 kalon ne ekipin e Goshk Jugut të Dubrovnikut, i cili në atë kohë garonte në ligën e dytë futbollistike të ish Jugosllavise. Për këtë ekip Kurti luajti ne poziten e qendërmbrojtës për 12 vite me radhë.
Karieren e tij futbollisitike e përfundoi në vitin 1991.
Pas luftës në Kroaci Sejdo Kurti shperngulet me familje nga Dubrovniku per në Austri ku jeton dhe vepron edhe sot.
Edhe sot nga larg mundohet të përcjell ngjarjet e futbollit në Ulqin dhe gëzohet pa masë për sukseset e fundit të ekipit të qytetit tonë. /Kohapress/