Policet-serb-flasin-per-masakrat-ne-KosoveIsh pjesëtarët e njësisë Speciale të Policisë së Serbisë, Sllobodan Stojanoviq dhe Jovan Goluboviq kanë vendosur që ta heqin barrën nga vetja dhe t’i tregojnë gjithka prokurorit për krime lufte, ku me pas janë shndërruar në “dëshmitarë të mbrojtur”.
“Në njësitin Special të Policisë së Serbisë kemi qenë që nga themelimi. Gjatë luftës në Kosovë, komandant e kishim Sreten Lukiqin”, ka thënë Stojanoviq për Vijestin e Malit të Zi, transmeton Indeksonline.
Ai asnjëherë nuk mund të harrojë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.
“Pati gjithçka, u vranë fëmijë të nacionalitetit shqiptar. E kam parë kolegun tim, se si ua pret kokën civilëve, burrave dhe grave dhe i ziente ato. Më pas i merrte kafkat e tyre dhe nga ato bënte lampa në shtëpi. Këtë mund të bëjnë vetëm psikopatët”, thotë Stojanoviq.
Miku i tij, Jovani, me të cilin javën e kaluar ka qenë mysafir në Qëndren për edukim qytetar në kuadër të promovimit të filmit dokumentar për krimet e luftës, thekson se e ka pasur të rëndë që të vendos të flasë.
“Nuk ishte e lehtë, kryesisht për shkak të familjeve tona. Është dashur t’i ikim që ta tregojmë këtë. Nuk kemi mundur të thërrasim dikë nga gjyqtarët lokal dhe t’i themi se çfarë dimë”, ka thënë Goluboviq.
Ai ka shtuar se me këtë barrë nuk mund të jetohet: “Kemi vendosur disa nga ne që të tregojmë se çfarë kemi parë, sepse 100 prej neve nuk kanë qenë të gjithë policë të ndyrë, nuk kanë qenë kriminel lufte. Kanë qenë pesë ose gjashtë nga ata, jo të gjithë. Kam qenë dëshmitar i vrasjës së plakut 80 vjeçar të paarmatosur. E di në cilin bunar e kanë hedhur trupin e tij. E di ku janë varrezat masive, sepse ata njerëz unë i kam varrosur”.
Goluboviq dhe Stojanoviq, disa muaj para se Prokurorisë serbe për krime lufte t’ia tregonin të gjitha që i kanë parë, kanë biseduar me Natasha Kandiqin nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare.
“E kemi mbledhur të gjithë dokumentacionin, faktet, fotografitë, video incizimet, hartat, skicat… e gjitha ishte gati për ngritjen e aktakuzës”, ka thënë Goluboviq, transmeton Indeksonline.
Më pas, Natasha Kandiq i ka dërguar ata në Prokurori dhe i ka takuar me prokurorin për krime luftë, Vladimir Vukçeviqin, zëvendësin e tij, Bruno Vekariq dhe Dragoljub Stankoviqin.
“Në atë moment gjatë takimit e kemi marrë aktin e shkruar dhe statusin ‘dëshmitar të mbrojtur’. Edhe sot e kësaj ditë vlen për neve ky status”, ka thënë Goluboviq.
Ata dhe dy dëshmitarë tjerë prokurorisë ia kanë dhënë të gjitha dëshmitë që i kishin dhe më pas Kandiqit dhe atyre dyve, prokurori u ka propozuar që në TV B92 të tregojnë gjithçka.
“Na thanë që një orë e gjysmë pas emisionit do të arrestohen njerëzit që i keni përmendur si kriminel lufte”, tregon Goluboviq.
Vetëm 15 minuta pas emisionit e kanë kuptuar se nuk janë të mbrojtur dhe se kanë mbetur në mëshirën e kriminelëve.

“Në atë moment e kemi kuptuar se jemi tradhtuar nga prokurori për krime lufte. Në atë moment gjithçka është kthyer kundër nesh. 15 minuta pas emisionit na kanë cingërruar telefonat, na thërrisnin ata që i përmendem. Edhe pse fytyrat i kishim të mbuluara, e dinin që ne ishim ata që folem në atë emision. Bile i dinin edhe detajet e gjërave që i kishim thënë para prokurorit”, tregon Goluboviq, transmeton Indeksonline.
Njerëzit që i thirrën atë dy orë pas emisionit u arrestuan dhe u mbajtën për 90 ditë në paraburgim, ku më pas u liruan dhe u kthyen sërish aty ku punonin.
Në Goluboviqin nuk lanë gjurmë vetëm vrasjet e civilëve, por edhe bashkëluftetarët e tij.
“Kur filluan bombardimet e NATO-s, njesiti ynë fillojë të shpërbëhet. Më pas filluan të vijnë focat rezervë nga Serbia që të përfshihen në këtë njesit. Nuk ishin mirë të trajnuar… Ka ndodhur që ende pa lind dielli, kurse i riu në pesë të mëngjesit, i cili është dashur të kryente nevojat fiziologjike, të goditej nga snajperistët shqiptarë. Ata nuk dinin as të shtinin siç duhej. Ishte krejtësisht qetë kur ata shtinin kot, duke menduar se është dikush. Kështu shqiptarët i zbulonin vendndodhjet tona, dhe ishim cak i lehtë për ata”, tregon ai.
Luftetarët e vjetër kërkonin me këmbëngulje që ata ushtarë të kthehen pas.

U zbuluam sepse kjo është shpresa jonë e fundit
Pas arrestimit të policiëvce për krimet e të cilëve u raportua më herët, në mars të vitit 2009, në RTS, kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaron: “MUP-i i Serbisë do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për policët e arrestuar dhe të tregojmë që ata janë të pafajshëm”, rikujton Goluoviq.
Ai vlerëson se ish kryeministri serb me këtë deklaratë u ka dërguar mesazh edhe policëve tjera, që evntualisht kishin vendosur të tregonin për krimet e bërë, që këtë mos ta bëjnë kurrë. “Nga viti 2009 deri me sot ne jemi përballur me frikë dhe presione. Jemi shpallur tradhtar të popullit serb. Kur të liruarit nga burgu që ne i akuzuam u avancuan në punë”, thotë Goluboviq.
Miku i tij, Sllobodani tregon se më pas ata janë vendosur në programin e mbrojtjës. “Policia na mbronte nga policët. Në vend që ta na mbronin nga kriminelët tjerë, neve nga mbronin nga policia, në mesin e të cilëve ka kriminel edhe me të mëdhenj se ata”.
Stojanoviq ka sqaruar se pse kanë vendosur ta zbulojnë identitetin e plotë. “Askush nuk na mbron neve dhe shpresa e fundit është kjo luftë që kemi nisur, respektivisht lufta duke u paraqitur në publik. Kemi vendosur edhe për xhirimin e filmit ‘Dëshmitarët’”.
Gruaja e tij bartë arin e grave të vrara shqiptare
Njëri nga policët që ka vrarë civil në Kosovë, tregon Goluboviq, ka dashur t’ia vrasë gruan dhe vajzën atij. “Ai me veturë ka tentuar ta shkelë gruan dhe vajzën time. Për fat të mirë, ata dyja nuk u lënduan, por vetëm ai dhe vetura. Askush nuk u mor me këtë punë, askush nga policia nuk reagoi për këtë”, thotë Goluboviq.
Jovani pas luftës në Kosovë është takuar edhe me pjesëtarët tjerë të njestit: “Shikohemi në sy pas Kosovës, kurse secili e di për secilin çfarë ka bërë… për mua ata njerëz nuk janë polic, por vrasës. E e di se si i ka shpërlarë paratë nga gjaku që të blejë qingj të pjekur. E di që gruaja e tij bartë ari, e atë ari burri i saj e ka marrë nga gratë e vrara shqiptare”. /Indeksonline/

By admini