Aksident i rëndë në rrugën Ulqin – Tivar, humb jetën një person
Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18 në rrugën midis Tivarit dhe Ulqinit, kur një autobusë me targa shqiptare AA 581JX ka dalur nga autostrada në vendin e quajtur fusha Merkotit.
Të dhënat e para tregojnë se një femër ka vdekur në aksident, ndërsa shpetimtarët janë duke u përpjekur të nxjerrin një fëmijë nga autobusi i rrokullisur.
Portali “Vijesti” në polici ka marrë informacion se janë të lënduar qoftë lehtë ose rëndë plor 12 veta.
Të plagosur nga aksidenti janë duke u transportuar për në spitalin e Tivarit, kurse të lënduarit më rëndë janë duke u dërguar për në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Sipas informatave jozyrtare, banorët vendas, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin prej autobusit rreth 30 pasagjerë.
Pasagjerët e tjerë janë akoma të bllokuar në autobus, ndërsa autoritetet të qeverisjes lokale kanë angazhuar makineri për nxjerrjen nga autobusi.
Më poshtë mund të shikoni pamjet e para rrënqethëse nga vendi i ngjarjes.