bregdeti-kroacise
Foto: Slobodna Dalmaija

Ministri i turizmit në qeverinë e Kroacisë Anton Kliman para disa ditësh është shprehur i kënaqur më mbarëvajtjen e sezonit turitik të këtij viti në atë shtet.
”Rezultatet janë me të vertetë të mira, presim sezon rekord, edhe për nga numri i mysafirëve edhe për nga numri i fjetjeve, dhe gati jemi të sigurt që do ta tejkalojme shifrën prej 8 miliardë euro të të ardhurave”, shprehet Kliman për Slobodna Dalmacija.

Qyteti bregdetar i Splitit në këtë shtet është duke kaluar sezonin më të mirë në gjithë historinë e vet. Sipas index.hr, duke u bazuar nga të dhënat e sistemit eVisitor, në Split vetëm për korrik janë regjistruar 124 219 të të ardhurve dhe 424 184 fjetje që shënon rritje prej 30% nga viti i kaluar. Mysafirët më të shumtë në këtë qytet janë nga Britania e madhe.

By admini