Rruga më problematike e qytetit të Ulqini, sidomos gjatë orëve të natës vazhdon të mbetet ajo për në Shtoj. E gjitha kjo, në shumicën e rasteve, për pasojë e moskujdesit të pronarëve të kafsheve shtepiake.
Një natë më parë në një ndeshje të një automjeti i cili godit një lopë, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz por kafsha e gjorë pësoi.
Në fillim të këtij sezoni turistik u bajt një takim pune ndërmjet kryetarit të komunës Z.Nazif Cungu dhe përfaqësuesve të inspeksioneve veterinarere, përfaqësuesve të policisë komunale dhe menaxherit të komunës së Ulqinit. Pas diskutimeve u ra dakort që të veprohet në mënyrë të organizuar përsa i përket mënjanimit të kafshëve endacake. Lidhur me këtë, atherë u tha se është siguruar hapsira e duhur dhe është aftësuar ekipi i cili do të merret me këtë problematikë.
Më poshtë mund të shikoni dz fotografi të realizuara nga Baro Vukoviq