Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Malin e Zi
Pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar dhe pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në Parlamentin e Malit të Zi nisi përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.
Analistët e pavarur në Mal të Zi e mirëpritën përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament ku, siç shprehen ata, 25 vjet pas shumëpartizmit realizohet një nga të drejtat më themelore të pakicave në vend. Këtë vendim e mbështetën edhe partitë e spektrit politik malazezë, ndërkohë që partitë proserbe në Mal të Zi e kundërshtojnë vendimin duke e cilësuar atë si një instrumentalizim i partisë në pushtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Mal të Zi.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.
VIDEO:
Do te jemi deshmitare qe perdorimi i gjuhes shqip ne parlament te MZ do te nencmohet nga vete deputetet shqiptare qe nuk do ta shfytezojne si te drejt elemantare, duke nencmuar zgjedhsit e tyre dhe gjuhen si vlere absolute e nje kombi!