Shqiptarët në Ulqin kremtuan 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Festa-flamurit-Ulqin

Foto: O. Bajraktari

Shqiptarët në Ulqin, kremtuan 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!!! Në nderim të kësaj feste, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi një koncert solemn të titulluar “Epoka në Pentagram” nga solistet e Orkestres Simfonike te TKBT Tirane nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.

Në koncert ishin te ftuar personalitete nga të gjitha fushat e jetes, të cilët në fjalen hyrëse i pershendeti z.Genci Nimanbegu, kryetar i Këshillit Kombetar të Shqiptareve.  Ai, ndër te tjera theksoi rolin e ketij Keshilli ne realizimin e kërkesave te shqiptarëve, por edhe përpjekjet e këtij Këshilli që shqiptaret si autoktone te jenë te barabarte me te tjeret ne te gjitha strukturat e jetes politike e shoqerore, sepse synimet e shqiptareve janë integrimet evropiane.

Ne fund te fjales hyrese z.Nimanbegu uroi për Diten e Flamurit te gjithe shqiptaret, kudo që jane. Koncerti ishte i organizuar ne nivel dhe u prit me dashamiresi nga adhurues të muzikes, te cilët orkestren dhe solistet i përshendeten me duartrokitje frenetike.

Ishte ky një manifestim në nivel që do te mbahet mend nga shqiptarët e Ulqinit dhe rrethinës së tij. Poashtu, edhe une me kete rast ju uroj kete feste te gjithe popullit , kudo qe jane dhe deshiroj qe 28. Nentori i ardhshem te na gjeje me te bashkuar me njeri tjetrin!!!

/Marrë nga Faqja personale e prof. Nepe Peraj/