Fillimi në tetor 2015, përfundimi në tetor 2016 – Ja detajet e rekonstruksionit rë rrugës Krythë – Ulqin

Rruga-krythe-ulqinKompania ”Tehnoput MNE” ka ofruar çmimin më të ulët për rekonstruksionin e rrugës nga Ulqini deri në Krythë. Çmimi i ofruar pre 7.243.134 euro është për gjysëm milioni më i ulët se ai i kompanisë tjetër, Bemaks, që poashtu ka dhënë oferten e vet.

Në përzgjedhjen e kompanisë fituese, duket se për komisionin rolin deçiziv e ka luajtur çmimi më i ulët i kompanisë ”Tehnoput MNE”. Këtë vendim duhet ta vertetoj me nënshkrimin e vet ministri gjegjës Ivan Brajoviq.

Rruga prej Ulqinit deri në Krythë është e gjatë 13,5km dhe në kuadër të projektit parashihet edhe ndërtimi i një urë prej 53m që do të jetë edhe pika më kërkuese e këtij projekti. Parashihet edhe rekonstruktimi i tërsësishëm i tunelit prej 60m si dhe ndërtimi i dy galerive prej nga 30m.

Afati për përfundimin e të gjitha e punimeve brenda projektit është 360 ditë prej ditës kur fillohet me punime. Meqënse tani veç ka filluar sezoni turistik sipas të gjitha gjasave data e fillimit të punimeve në ndërtimin e kësaj pjese të rrugës do të jetë tetori i këtij viti.

Rruga-krythe-ulqin