Foto: ShF “Bedri Elezaga” Katërkollë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka emëruar sërish z. Mustaf Bardhi në detyrën e drejtorit të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, duke i besuar atij një mandat të ri drejtues.

Sipas njoftimit të shkollës, riemërimi i Bardhit konsiderohet një vlerësim institucional për punën, angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij të parë në krye të institucionit arsimor, transmeton Ulqini Online.

Gjatë periudhës së drejtimit të tij, shkolla ka shënuar përparim në organizimin e punës, ngritjen e cilësisë së procesit mësimor, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me stafin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin lokal.

Nga kolektivi i shkollës është shprehur besimi se, falë profesionalizmit, përvojës dhe përkushtimit të drejtorit Bardhi, institucioni do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe avancimit, duke krijuar kushte gjithnjë e më cilësore për edukimin dhe arsimimin e nxënësve.

Me këtë rast, kolektivi i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” i ka uruar z. Mustaf Bardhi suksese në realizimin e detyrave dhe objektivave të mandatit të ri, në shërbim të nxënësve, stafit dhe komunitetit.

By admini

Leave a Reply