Ministri i Kosovës ndihmon rindërtimin e shkollës së djegur në Fsahtin Dacaj të Rozhajës

Shkolla në Dacaj

Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në fshatin Dacaj të Komunës së Rozhajës, në Republikën e Malit të Zi, Ministria e Financave dhe Transfereve e republikës së Kosovës është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle. Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi, kështu mësohet nga ministria gjegjëse kosovare, transmeton Ulqini Online.

Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve të Republikës së Kosovës Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën dhjetë mijë euro (10,000.00€).

Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dajac, Rozhajë në Malin e Zi.