
Ilustrim
Objekteve hoteliere në Ulqin u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej afro 40 mijë eurosh, ndërsa tre lokale janë mbyllur deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara, njoftoi Drejtoria e Policisë, shkruan Pobjeda, transmeton Ulqini Online.
Shtohet se zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Ulqin dhe të Sektorit të Policisë Kufitare, mbrëmë realizuan kontrolle dhe inspektime në objektet hoteliere dhe klubet e natës në këtë qytet, së bashku me shërbimet inspektuese dhe Policinë Komunale.
Nga policia thanë se janë kontrolluar rreth 150 persona, ndër ta edhe persona me interes operacional për policinë.
Gjatë kontrolleve të kryera, për gjashtë objekte hoteliere janë shqiptuar gjoba në vlerë prej afro 40.000 eurosh, ndërsa tre objekte janë mbyllur deri në mënjanimin e parregullsive të konstatuara – thuhet në njoftimin e policisë të publikuar në rrjetin social X.
