Nga Beqir SINA – New York City
“Ka një ndjenjë se çdo gjë është e mundur dhe për këtë janë sot edhe me qindramijëra shqiptarë, si në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, që çdo ditë e natë, “lundrojnë” në botën magjike të kompjuterit, duke kërkuar nëpër faqet e internetit në Google”,Gmail, Yahoo, e të tjera”, ka thënë Presidenti Nishani, gjatë vizitës në Googles në qytetin e Nju Jorkut.
NEW YORK CITY : 5 vjetë më parë në Maj-2015, nё vijim tё vizitës tё tij në Nju-Jork, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, vizitojë edhe një prej gjigandëve të teknologjisë kompjuterike në botë, kompaninë Google, zyrat dhe disa mjedise pune të kësaj kompanie në Manhattan – Nju Jork.
Presidenti Nishani, ishte i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, Ambasdori Ferit Hoxha, i Misoinit të Përhershëm të R.SH. në KB, dhe anëtarët e delegacionit, që e shoqëronin atë, në këtë vizitë mjaft të suksesshme.
Në këtë vizitë ai u pritë edhe nga drejtuesit e Google, punonjësit e saj, të cilët shprehen kënaqësin e tyre, që këtë kompani, mbas vizitave të shumta të personaliteteve të ndryshme nga mbarë bota – po e viziton edhe Presidenti i Shqipërisë, zoti Bujar Nishani.
Në Google NYC, kreu i shtetit shqiptar takojë edhe disa disa studentë shqiptarë, nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët punojnë për Google, dhe sapo mësuan se për këtë vizitë, ata dolën të parët, me plot gëzim për t’u takuar me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin.
Kreu i shtetit shqiptar me këtë rast vlerësoi shumë, kompaninë Google, në lidhje me aftësinë e saj për të ndryshuar jetën e njerëzve për të mirë dhe për të kënaqur përdoruesit tyre anembanë rruzullit:
“Ka një ndjenjë se çdo gjë është e mundur dhe për këtë janë sot edhe me qindramijëra shqiptarë, si në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, që çdo ditë e natë, “lundrojnë” në botën magjike të kompjuterit, duke kërkuar nëpër faqet e internetit në Google”,Gmail, Yahoo, e të tjera”, ka thënë Presidenti Nishani, në fillim të vizitës në takim me stafin e Googles në qytetin e Nju Jorkut, pesë vjet më parë 10 Maj 2015.
Presidenti Nishani, kërkojë që Google, në se ka mundësi të ndihmojë edhe shkollat në Shqipëri, insitucionet e saj, dhe kompanitë e bizneset shqiptare, sidomos me programe që theksojnë arsimimin në shkencat kompjuterike, matematikë, inxhinieri dhe teknologji, dhe të shihet mundësia e krijimit të Googlers Rrjetit Shqiptarë, ashtu si dhe për rrjetin anglez, hispanik, francez, arab, rusisht , gjermanisht e tjer.
Presidenti i Shqipërisë, ftojë me këtë rast drejtuesit e Google, të vizitojnë dhe të hapin ndonjë zyrë edhe në Shqipëri, brenda mundësisve të tyre. Njëri prej drejtuesve kryesorë, të kësaj kompanie, i cili shoqëroi gjatë gjithë kësaj vizite, në rolin e ciceronit kreun e shtetit shqiptar, zotin Nishani, tregojë se si u ngritë kjo kompani nga një kompani e vogël në një gjigand të botës kompjuterike dhe të biznesit. Jefferson zëdhënsi i Google, i tha vizitorit nga Shqipëria, Presidentit Nishani, se : “Në vitin 2000, ne ishim ende mjaft i ri si një kompani në këtë fushë. Aq e re, në fakt, theksojë zoti Jefferson, sa që në New York, “zyra jonë” në fakt ishte e drejtuar nga një kafene Starbucks në cep të rrugës 86 Street dhe Columbus. Kurse, sot, shtoi ai 14 vjet më vonë me punën apasionate dhe të përkushtuar – të Google NYC, kjo është bër një nga zyrat më të mëdha të Googles në botë, Google Nju Jork, sot është “shtëpi” për numrin më të madh të vendeve të punës kompjuterike dhe inxhinierike, me 5000 vende pune vetëm në këtë ndërtes, duke e bërë Googlen, një nga më të mëdhat kudo në botë, për numërin e punonjësve të saj”. Google NYC, shpjegojë Jefferson, është një qendër e operacioneve për Inxhinieri të Korporatave, ekipi më i madh në botë që ndërton dhe mirëmban sistemet e brendshme kompjuterike, punë të ngjashme me ato në planifikimin strategjik, të ardhmen e zhvillimit të biznesit dhe llogari të menaxhimit- Guide Google biznesit:
“Kur ne kemi projektuar këtë zyrë, kemi dashur atë për të reflektuar shpirtin e qytetit, metropolit botëror Nju Jorkut, në atë që ne e quajmë shtëpia e kompjuterit Nju Jork. Kudo, që ju shikoni, në çdo katë – të ndërtesës Google, ju do të gjeni nyje të platformave të metropolit New York-, prej kapanxhave, gradacieleve, muzetë, subway , kinemat, teatrot, hotelet, restorantet dhe kafentë, dyqanet e tregëtisë, mini -marketet dhe super-market, qendrat stërvitore – gym – ping-pong, bilardo,fusha mini futbolli, bejsbolli, basketbolli, kopshte për fëmijë, shkolla, dhe zyra nga më të ndryshmet kopjuterike të pa fund, madje edhe copëza muri me photo të muraleve të cilat e përshkruajnë në horizont qytetin” tha ai.
Në fund simbas traditës Google, zëdhënsi i saj Jefferson, i dhurojë për këtë vizitë ish Presidentit të Shqipërisë, zotit Bujar Nishani, një kapele me ngjyrat që simbolizojnë gjigandin kompjuterik Google – një pjes blu, jeshile, të verdhë dhe të kuqe, kapelë helikë, që siç tha ai “do të thotë në japonisht “Noogle”, nga e ka marrë edhe emrin që ka sot super kompania kompjuterike Google”.
Google e ka ndërtuar kampusin e saj në New York City, me një shumë marramendese prej 1 miliardë dollarësh dhe Selia e Google New York, ndodhet në lagjen Chelsea
Kampusi Google i NYC, i quajtur Google Hudson Square, është në West Side të Manhattan-it pranë Holland Tunnel dhe përbëhet nga 1.7 milion metra katrorë hapësirë zyrat, studio teknike, klasat, auditore, laborator, mencat, kopshte e çerdhe dhe përfshin tre ndërtesa.
Ajo ka tashmë pjesë të saj dheGoogle – Nasdaq: GOOG, tashmë punëson rreth 7,000 njerëz në selinë e saj në New York City në lagjen Chelsea të Manhattan.
Kompania jo shumë larg vitit që lamë pas zhvendosi zyrat e saj edhe në dy prej vendeve të saj të reja në New York, në 315 dhe 345 Hudson St., dhe një zyrë tjetër në 550 Washington St. në 2022.
Kjo është pronë shtesë për atë që bleu në fillim të këtij viti, kur kompania u zgjerua në qendër të Manhattan duke blerë të gjithë ndërtesën e Tregut Chelsea për 2.4 miliardë dollarë.
“New York City vazhdon të jetë një burim i shkëlqyeshëm i talenteve të ndryshme, të klasit botëror – kjo është ajo që solli Google në qytet në vitin 2000 dhe kjo është ajo që na mban këtu,” shkroi Porat bossi i madh i Google New York City. “Ne do të kemi kapacitetin për më shumë se dyfishin e numrit të Googlers në New York gjatë 10 viteve të ardhshme.”, ka thënë Porat.
Njoftimi pason plane nga gjigantë të tjerë të teknologjisë për të rritur gjurmën e tyre në New York. Më e përfolur për këtë veprim, për shkak të polemikës së saj të mëvonshme, është hapja e një selie të re në Long Island City, Queens të Amazon.com Inc. (NASDAQ: AMZN).
Po ashtu, Apple Inc. (NASDAQ: AAPL) konfirmoi se do të shtonte fuqinë e saj ekzistuese të punës në New York nga “qindra” punëtorë. Sidoqoftë, planet e zgjerimit të Nju Jorkut të Apple janë të zbehtë në krahasim me atë të hartuar nga Google.
“Investimi ynë në New York është një pjesë e madhe e angazhimit tonë për t’u rritur dhe investuar në lehtësira, zyra dhe punë të SHBA”, shtoi Porat. “Në fakt, ne jemi duke u rritur më shpejt jashtë Zonës së Ishullit Manhattan, sesa brenda tij.”