Foto: RT Plevlja, printscreen

Kuvendi i Komunës së Pljevlës miratoi propozim-deklaratën me të cilën kërkohet shfuqizimi i vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës. Për këtë propozim votuan 18 këshilltarë.

Përveç përfaqësuesve të shumicës parlamentare, në seancë morën pjesë edhe këshilltarët e Lëvizjes Evropa Tani (PES), Radoman Andesiliq dhe Tamara Rosiq, si dhe këshilltari i pavarur Saša Jeçmenica, të cilët e braktisën sallën e kuvendit para votimit, shkruan cd, transmeton Ulqini Online.

Përfaqësuesit e opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) nuk morën pjesë në seancë.

Kujtojmë se këtë dokument e propozoi Partia Popullore Demokratike (DNP), ndërsa një deklaratë e njëjtë ishte miratuar më herët edhe në Kuvendin Komunal të Zetës.

By admini

Leave a Reply