Sondazhi online: 94% e qytetarëve mendojnë se Pylli i pishave duhet ruajtur nga betonizimi

A duhet ruajtur Pylli i pishave, mushkëritë e qytetit, nga betonizimi?, kjo ishte pyetja e një sondazhi online me vizitoret e faqes Ulqini Online në rrjetin social facebook.

Në sondazhin me pyetjen e mësipërme morën pjesë 832 qytetarë të cilët votuan si më poshtë:

94% e tyre apo 778 qytetarë ishin të mendimit Pylli i pishave, mushëritë e qytetit, duhet ruajtur nga betonizimi;

6% apo 54 qytetarë mendonin të kundërtën.

Komuna e Ulqinit po kalon një ndër krizat më të mëdha financiare të saja. E gjitha kjo vjen pas bllokimit të xhirollogarisë pas humbjes së rastit të njohur si K1 dhe borxhit për këtë rast ndaj kompanisë Rekreaturs. Ky borxh kalon shifrën prej 6 milion euro, përafësisht sa është buxheti i Komunës së Ulqinit për një vit.