beqir-sina-romeBeqir SINA – New York

Fisnikëria, bujaria, ndihma dhe kontributi ,virtytet e shenjta të Shqiptarëve

NEW YORK : Bujaria dhe fisnikëria, ose kontributi – sponsporizimi, i një aktiviteti a veprimtarie në komunitet për medien, shqiptare :” Pa asnjë dyshim për shumë shqiptarë, që i kanë këto cilësi për së më tepri, dhe ndër vite janë vyrtyte, të cilat kanë shërbyer si kolona morale të komunitetit tonë, kudo ndodhur, dhe, ndër vite edhe të komunitetit shqiptarë në diasporë.

I cili, është shquar për kontributin e tyre të madh sidomos atë për çështjen shqiptare ka qenë historik, dhe një “Medalje Ari” për çdo njerin prej atyre që ka kontribuar dhe ka ndihmuar këtë komunitet, por edhe vendlindjen e tyre.

Por e përditshmja duket sikur ofron më tepër cinizëm, tek disa për t’i dalluar këto virtyte në veprimin e tyre. Mbasi, jo gjithmonë , por edhe kur ka mundësi dhe u duhet e i bje “barra mbi supe”, disa biznesmen, dhe ata që kanë, nuk e bëjnë atë që duhet bërë për të sponsorizuar, ndihmuar ose kontribuar për një aktivtet, apo veprimtari këtu në komunitet, ndonjë medie.

Shumë pak,  kemi parë, si rëndomtë në medien amerikane, që këtë aktivitet apo veprimtari e ka sponsorizuar, kjo firmë, kompani apo biznes shqiptarë, në banerin e aktiviteteve, ose që media të ju drejtojë një faleminderim publik, si ndodh me Televizionet, gazetat e radiot amerikane.

Kjo vjen nga që ka në mesin tonë edhe nga ata “ keqdashës”, shumë kopracë, ziliqarë, cmirëzi, dhe hordhi jeniçeresh të pabesë që të vënë bryylin, dhe, që  duan vetëm për vete . Madje, edhe duke manipuluar në shumë raste, në emër te medias, edhe me kontributin e komunitetit.

Fatkeqësisht, kemi edhe disa nga kolegët tanë – që e mbajnë veten ose kanisen  me konkurrencën e punën “pandershme”, duke “vjellur” vrerë ndaj kolegëve të tyre, vetëm e vëtëm që “shiu të bjerë vetëm në bahçen e tyre”. Vetëm ata të duken dhe të marrin flamurin e shtypit në komunitet, e jo të punojnë për t’i shërbyer këtij komuniteti , që po bën ka shumë për ne “shtypin e varfër” shqiptarë, …….!

Por, ja që kemi edhe nga ata, që kan në genen e tyre, bujarinë dhe fisnikërinë, ose kontributin- sponsporizimin, ndihmën për një aktiviteti a veprimtarie në komunitet për medien, shqiptare. Janë siç e përdorim ne shqiptarët Zotni me plot kuptimin e fjalës – Andaj dhe Zoti atyre au ka bërë plot, dhe të suksesshëm, i ka bekuar në familjen dhe punën e tyre.

Sapo, u ktheva nga Italia, ku mora pjesë në një ngjarje historike dhe nga më të mëdhat në historinë shqiptare. Prej nga përgatitjet dhe deri në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit për të ndjekur meshën e Papa Françeskut, ku do të bëhej dhe deklarimi zyrtar i Shenjtores Nënë Tereza.

Dhe me këtë rast, pos një faleminderimi të sinqert publik, dhe një lutje në Zot, për bujarinë dhe fisnikërinë, ose kontributin financiar- të tyre, nuk mundem të le pa permendur shkrimtarin dhe studiuesin Tomë Mrijaj – Sekretar i Pergjitheshëm i Lidhjes së Prizerenit, autor i disa librave, një aktivist i palodhur i komunitetit, Kryetarin e Këshillit Shqiptaro Amerikan, “Rrock Starin” Strugan Haxhi Dauti, veprimtar i pakursyer i çështjes kombëtare, për më shumë se tre dekada në SHBA, Drejtorin e ALBTVUSA, Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës, zotin Gani Vila, dhe pa tjetër të bekuarin e Perendisë – Dom Nue Gjergjin , bariun e Zotit, fetar, kombëtar, bujar dhe fisnik.

By admini