Kryetari Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar telegram urimi Ambasadores së SHBA-së në Podgoricë , Shkëlqesisë së saj Z.Margaret Uyehara , me rastin e katër korrikut Dites së Pavarësisë së SHBA-së
Në telegram ndër të tjera thuhet .
E nderuara Shkëlqesi më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal tju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Kjo është një ngjarje me ndjenjë të vecantë sepse shënon lindjen e modelit shtetërorë të bazuar në vlerat universale të lirisë , demokracisë dhe prosperitetit .
Urime Ju, personelit të Ambasadës dhe mbarë popullit amerikan.
Sinqerisht i Juaji
Nazif Cungu , Kryetar i komunës së Ulqinit”