gjeka-sirena-ulqinKryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka përmes emocioneve dhe  kënaqësisë  shpërndau dhurata në  Qendrën  për fëmijë  me aftësi  të kufizuara “Sirena”.  Ishte ky , urimin i parë  në  prag të festive të fundvitit.

Ai, falenderoi personelin  e qendrës dhe shtoi se  këta femijë në këtë institucion  krahas  dashurisë  prindore dhe  të  afërmve , këtu  kanë gjetur dashurinë  njerëzore. Ai theksoi se Komuna e Ulqinit  dhe ai  gjithnjë do të angazhohen  me përkushtim dhe  dashuri për ketë kategori  të  shoqërise. Ndërkaq  drejtori i këtij institucioni Bilal Alaj shprehu mirënjohje  për Kryetarin Gjeka dhe  bashkëpunëtorët e tij dhe mbeshtetjen e vazhdueshme  që  ofrojnë, njofton shërbimi i kryetarit të komunës së Ulqinit.

Krahas  dhuratave,  për femijët  u dhanë disa  pika muzikore  nga  nxënësit e shkollës së muzikës dhe shkollës së vallëzimit ,,Porta Di Danca,,

By admini