Drejori i ri i Entit për punësim të Malit të Zi nga radhët e opozitës, Rade Milloshviq (URA), për 8 ditë sa është në këtë funksion vlerëson si të dyshimta shpalljet për vendet e punës në qeverisjet lokale në Mal të Zi.
Millosheviqi në konferencën e sotme për shtyp, tha se Enti për punësim ka shpallur 204 vende të lira pune në 12 komuna, dhe për këtë më parë komunat nuk kanë marrë miratimin nga Ministria e Financave, gjë për të cilën janë të detyruara sipas kontratës për reprogramimin e borxhit.
Në komunën e Ulqinit janë 30 raste të tilla.
Në komunat tjera situata është si ne vijim: prin Budva me 67 raste, Plevla 33, Tivari 32, …