Komuna e Ulqinit pas një kohe të gjatë nënshkroi në prag të sezonit turistik marëveshtjes një vjecare e cila parasheh grumbullimin, vendosjen dhe përkujdesjen për bagëtitë e lëshuara – të lëna në mëshirë të fatit, që jo rrallë herë janë bërë shkak i aksidenteve me pasoja jetë njerëzish. Bagëtitë, do të grumbullohen dhe do të ruhen në afat prej shtatë ditësh e gjatë këtij intervali atyre do ti ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme, mësohet nga Komna e Ulqinit.
Përcjelljen dhe realizimin e marëveshtjes do ta bëjë Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit dhe Policia komunale e Komunës së Ulqinit.
Luten pronarët e bagëtive që të jenë të kujdeshëm dhe mos të leshojnë bagëtitë pa kontroll. Në këtë mënyrë japin ndihmesën e tyre dhe i shmangen ndëshkimeve të mundëshme.