Intervista jonë, MERITA SMAJA, aktore dhe regjisore nga Shkodra
E dimë që ka autorë mirë tej kufirit,por njihemi pak me veprat e tyre ,sepse mungon komunikimi .Duhet të jenë ata të interesuar edhe të sjellin pjesët e tyre pranë teatrove, e natyrisht të jenë dhe tematikat që përshtaten për ne.
Aktorja dhe regjisorja e mirënjohur nga Shkodra, Merita Smaja e ka ndërtuar individualitetin e vet skenik, jo vetëm në Shkodër,por edhe në rrafshin mbarëkombëtar.Për lexuesit e gazetës “Koha javore”,sjellim këtë intervistë. Në mënyrë që ta njohim edhe më mire këtë artiste brilante.
I.Berjashi: Zonja Smaja,“m`ka shku` mendja m`e pa nji shfaqje se po nisem nga Ulqini”.Çka mund të shijoj në skenën teatrore të Shkodrës këto ditë?
M.Smaja:Kur pashe pyetjen mendova mos te kishte shku mendja me u feju … Ky muaj ne teatrin e Shkodres ka qene i mbushur me aktivitete te shumellojshme .Trupa e teatrit dha premieren “Danimarka ,toka jone “Nje komedi e zeze e shkruar nga Stefan Capaliku e me regji te tijen ,shfaqje qe u prit shume mire nga spektatori e qe do vazhdoj turneun ne Durres e Tirane e me pas ne Prishtine .Qe nje shfaqje ne kujtim te Pjerin Ashikut e realizuar nga trupa e aktoreve te humorit bashke me orkestren dhe kengetaret me te mire Shkodrane .U dha koncerti recital i Vlashent Sates ,nje koncert vertet shume i vecante .Do jepet koncerti recital i Mjeshtrit te madh Bujar Qamili …e shume e shume aktivitete te tjera .Pra jeta kulturore ka qene mjaft e pasur ne Shkoder ,mund ta merrni rrugen sepse do gjeni larmi aktivitetesh .
I.Berjashi: Stina e verës tashmë ka ardhur,jeni duke përgatitur ndonjë surprizë për spektatorët, apo pëlqeni më shumë të relaksoheni në tarracat joshëse të restoranteve të shumta të bregut të Liqenit të Shkodrës,në Zogaj?
M.Smaja:Eeeeeeee,sikur ta kishim mundesine te relaksoheshim sic thoni ju ,por nuk na e mban xhepi .Do pergatisim nje pjese te re qe do jepet ne shtator ” Nane Tereza ,kur ishte gonxhe”,sepse sic e dini me 4 shtator do jete shenjterimi i Nane Terezes e Shkodres i takon te bej dicka per kete shqiptare te madhe .Do kemi nje monodrame te Stefan Çapalikut qe do interpretohet nga aktori Enver Hyseni ,do jete edhe nje komedi nga Fadil Kraja me regji te Bruno Shllakut ,e cila do jete pjesemarrese edhe ne festivalin e Mitrovices tani ne qershor .Pra ,do jemi ne pergatitje ,por shfaqjet do i japim ne shtator ,se gjate veres do vazhdojne punimet per rikonstruksionin e teatrit .
I.Berjashi: Kultura në përgjithësi në kohët e sotme sikur është lënë në margjinat e institucioneve qendrore dhe lokale që menaxhojnë me buxhetin e taksapaguesve.Mbase në Shkodër,pikërisht, teatri ka pozitë të favorshme?
M.Smaja:Politikat e zhvillimit te kultures ne pergjithesi jane ne doren e pushtetit qendror ,pra te ministrise se kultures,ndersa menaxhimi i saj ndryshon ,teatrot kombetare jane ne varesi te pushtetit qendror ,e teatrot lokale nga pushteti lokal .Ne te dy drejtimet ka shume per te bere ,sepse ende nuk jemi futur ne rrugen e duhur ,por ka shume perparime ,jane rritur shfaqjet nga trupat teatrore ,jane shtuar pjeset e vena ne skene ,qofte shqiptare apo te huaja,kjo ka shtuar spektatorin dhe vemendjen e shtetit ndaj artit ,edhe ne si teater jemi pjese e politikes teatrore ,e besoj e mendoj se duhet bere shume me shume .
I.Berjashi: Merita Smaja, veprimtarinë e saj e ushtron në dy fusha,është regjisore edhe aktore.Si korrespondojnë mes vete këto dy çështje?
M.Smaja:Te falenderoj qe me ke quajtur regjisore …une jam aktore ,sepse jam diplomuar ne aktrim ,por gjate karieres sime kam vene edhe pjese ne skene ,qofte me trupen profesioniste ,por me shume me trupa amatore e kryesisht studente e nxenes . Regjia eshte nje art i shumeanshem e nje prirje qe kerkon shume angazhim e pergatitje ,sepse duhet te merresh me cdo gje te shfaqjes ,kurse aktrimi ,jo se nuk ka pergjegjesi ,por merresh vetem me rolin tend dhe veten ,duke ndjekur drejtimin e mendimet e regjisorit per te bere nje shfaqje ansambel ,se teatri nuk ka vetem nje art brenda tij .Ne te eshte dramaturgjia ,regjia ,skenopgrafia ,kostumugrafia ,muzika dhe koreografia dhe aktrimi pra nje art shumedimensional .Kjo e ben te vecante e te veshtire por edhe shume te bukur .
I.Berjashi: Tekstet e shfaqeve janë të autorëve tanë ,shqiptarë, apo të huaj?Ndodhin ndonjëherë konflikte mes Meritës regjisore dhe Merites aktore?Ka tema tabu për shikuesit shqiptarë?
M.Smaja:Pjeset qe vihen sot ne teatrot shqiptare me te shumta jane ato te autoreve te huaj ,pa i lene menjane autoret shqiptare ,por e verteta eshte se nuk ka shume autore shqiptare ,sepse drama nuk eshte e lehte te shkruhet ,dhe tjetra nuk paguhet shume ,ndodh qe ti mund ta shkruash e nuk e merr asnje teater per me e vu ne skene .Keto veshtiresi i trembin pak dramaturget dhe tulasin deshiren e tyre per shkrim .Merita nuk ka problem me kete konflikt,sepse eshte aktore ne rradhe te pare e regjine e kam hobi e bej kur me pelqen shume dicka .Tema tabu ka ne cdo popull,e normal qe edhe te ne .Por teatri e ka per detyre te sjell cdo lloj teme ne skene me mjeshteri e kulture ne menyre qe te perceptohet sa me bukur e normalisht ,e jo ne menyre banale e te rendomte .
I.Berjashi: Me shfaqet tuaja jeni prezantuar në Ulqin edhe në Malësi,Tuz, mbase edhe në ndonjë qytet tjetër të Malit të Zi.Cilat janë përshtypjet tua nga ato vizita:
M.Smaja: E vertete qe kemi dhene shfaqje ne Podgorice e ne Ulqin. Spektatori ne Podgorice ishte i mrekullueshem ,spektatore teatri qe edhe pse shume prej tyre nuk e kuptonin gjuhen arriten ta kuptonin e te flisnin per ate cfare ndodhi ne skene ,kjo tregon se jane ushqyer me kulture teatrore ,kurse ne Ulqin spektatori eshte i ftohte ndaj teatrit ,sepse nuk jane edukuar me te.
I.Berjashi: Në Ulqin,dora në zemër,përgjithësisht mungon në masën e duhur publiku.Mbase ky është rezultat i mungesës së teatrit apo ulqinakët janë të preokupuar me turizmin? Si t` i inkurajojmë ata që të ndjekin pjesët teatrale?
M.Smaja:Kjo pyetje eshte e lidhur me ate para kesaj ,pra mendoj se eshte publik i ftohte ndaj teatrit sepse nuk jane mesuar ta shohin ,mgjs cdo vite organizohet festivali veror i teatrit ende nuk ka depertuar ne shpirtin e ulqinakeve ,jane me prane muzikes popullore e humorit .Ndoshta ndikojne edhe punet e shumta qe kane me turizmin e nuk kane kohe te mendojne per kenaqesite e ushqimin e tyre shpirteror.Inkurajimi behet vetem duke dhene sa me shume pjese teatrale ne sallen tuaj qe e keni shume te bukur ,edhe pse pa pajisjet e nevojshme .Ngritja e grupeve te teatrit ne shkolla qe te fillojne te rinjte te edukohen e ta duan teatrin .
I.Berjashi: Edhe këndej kufirit ka shkrimtarë të spikatur, ndonëse shumica jetojnë në Kosovë,por e lëvrojnë edhe dramën.Ka ndonjë ide që të vehet në skenë ndonjë vepër e tyre,qoftë edhe monodramë?
M.Smaja:E dime qe ka ,por ne njihemi pak me veprat e tyre ,sepse mungon komunikimi .Duhet te jene autoret te interesuar te sjellin pjeset e tyre prane teatrove qe ata mendojne e natyrisht te jene dhe tematika qe pershtaten per ne .Do ishte gje e bukur ,sepse do krijonim lidhje te forta ,e nje pune te mire per te krijuar lidhje te tilla eshte Nail Draga ,i cili nuk mungon ne asnje shfaqje qe jepet ne teatrin tone e fton grupe teatrale nga shume vende jo vetem shqipfolese ne teatrin veror te Ulqinit .Une vete kam qene disa here dhe mendoj se po behet pune e mire edhe pse ka shume pune serish .
I.Berjashi: Nga pozita e spektatorit lë për të kuptuar se aktorët çojnë një jetë të gëzuar, pa brenga,të hareshme…Artistët sot nuk janë të ballafaquar me vështirësi ekonomike ?
M.Smaja:Hahahahahahaha…qesha sepse shume nga spektatoret kane nje mendim te tille .Harrojne se aktoret ,artistet ne pergjithesi ,jane njerez te thjeshte ,qe kane problemet e tyre ,qofte ne familje qofte ne shoqeri si cdo qytetar tjeter .Kur sheh nje aktor te humorit qe gjithmone duket sikur ben vetem gallate ,te shkon mendja se ky i ka te zgjidhura te gjitha problet ,harrojme se edhe ata kane femije me problemet e tyre te cdo moshe ,kane probleme me ekonomine ,kane probleme me shendetin ,kane probleme me drejtesine ,pra probleme si cdo kush qe punon ne cdo profesion tjeter .
Aktoret sot jane qytetaret qe kane probleme ekonomike me shume se cdo kush tjeter ,sepse pagesat e tyre jane qesharake ,e shteti ende nuk e ka rregulluar kete fakt te rendesishem per jeten e nje artisti ,ndaj sot kur dikush do te shkoj ne shkolle artistike ,i thone mos merr kete profesion pabuksash .Pra veshtiresite jane te medha edhe pse pasioni per artin eshte ai qe i mban ne kembe ata dhe artin e tyre .
I.Berjashi: Politikanët janë shumë ziliqarë,nuk lejojnë liderë të rinj për të mos rrezikuar “perandorinë” e tyre.Si e sheh Merita Smaja gjendjen në Shkodër, ka prurje të reja aktoresh të mirëfilltë?
M.Smaja:Ne politike ka filluar te ndryshoje se po te shohesh shumica e drejtuesve te larte jane te rinj .Ne art kjo ndodh me me veshtiresi ,sepse ka ego te madhe .Ne Shkoder per fat te mire ka filluar te ndryshoje ,kane ardhur shume te rinj te talentuar te cilet po krijojne nje berthame te mire e po ecin me hapa te sigurte drejt suksesit e teatrit te vertete .
E ne Universitetin e Arteve serish kemi studente qe premtojne shume e do jene e ardhmja e ketij teatri qe ka nxjerre yje te teatrit e kinematografise shqiptare .
Te falenderoj per intervisten e uroj qe edhe ju ne Ulqin te beni hapa perpara ne drejtim te teatrit te bukur e te vertete ,mundesite jane e talentet nuk mungojne kurre ,duhen vetem shtysa.
Intervistoi: Ibrahim Berjashi