dita-e-rumise-2016Nen organizimin e Shoqates se Bjeshkatareve “Rumia”, nesër, me 5 qershor 2016 do të mbahet manifestimi “Te gjithe ne Rumi 2016”. Ky është manifestimi i pestë me radhë i organizuar nga kjo shoqatë.

Kryetari i kësaj shoqate Muhamed Kollari tregon se tani çdo gjë është gati dhe se përgaditjet nga ana e tyre tashme i kanë përfunduar duke marrë të gjitha masat e nevojshme që një aktivitet i këtij niveli të kalojë sa më mirë.

Kollari bënë thirrje që të gjithë qytetaret që do të jenë atë ditë në këtë aktivitet të ju përmbahen rregullave që kjo shoqatë tashmë i ka publikuar në mënyrë që aktiviteti të kalojë sa më mirë. Ai poashtu njofton të gjithë të interesuarit nga Ulqini dhe Ana e Malit se kanë të organizuar edhe transportin me një çmim simbolik. Paraqitja per transport eshte e obligueshme që për shkak të planifikimit të udhëtimit. Prandaj ai bënë thirrje që të gjithë ato që dëshirojnë të udhëtojnë me autobusa apo kombi të rezervojnë udhëtimin duke thirrur në  këtë numër telefoni 069 680 368 dhe ate deri diten e shtune ne oren 18.00.

Sport, argëtim, kulturë dhe traditë të gjitha së bashku brenda një dite të vetme. Rast për të mos u humbur.

Edhe njëhere për të gjitha ato që neser ngjiten për në maje të Rumisë më poshtë mund të lexoni njoftimin me detaje të hollësishme të këtij aktiviteti.

Përshëndetje, ju njoftojmë që data e manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 05 qershor 2016.
-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit;
-Transporti është individual.
-Gjithashtu mund te shfrytzoni edhe transportin me minibus ose autobus nga Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Udhetimi me autobus kushton 5 euro per person. Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e shtune ne oren 18.00, ne tel. 069 680 368
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti;
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me
vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë dhe veshje të përshtatshme, ushqim
dhe 3-4 L ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë
rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat
tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00, kur edhe fillon programi
kulturo-artistik.
-Për bjeshkatarët dhe mysafirët do jenë të përgatutur sanduiçë
dhe pije të ndryshme;
-Vendi është i siguruar për ata që kanë dëshirë për kamping në
Brisk Nalt një natë para nisjes;
-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të
paraqiten në inboks.
-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks!
Ju mirëpresim!
Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!

By admini