Komuna-UlqinE përditshmja malazeze Dan e ditës së premte në kuadër të rubrikës së saj të përjavshme për Ulqinin ka sjellur një fakt që në në llojin e vet mund të konkuroj edhe për rekordin Ginis.

Komuna e Ulqinit është komuna e vetme në Mal të Zi por edhe më gjërë e cila në listen e pagave të sah ka 2 kryetarë, 2 administratorë kryesorë  dhe 7 plot nënkryetarë, kështu tregojnë të dhënat që ka mundur ti sigurojë kjo e perditshme.

Përveç kryetarit aktual të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu pagën e të parit të komunës  e merr edhe paraardhësi i tij Fatmir Gjeka i cili në këto të ardhura ka të drejtë edhe për një vit. Duke e ditur se paga e të parit të Komnunës së Ulqinit është rreth 1500 euro, atherë i bie që paga e dyfishtë do ju kushtojë tatimpaguesesve të Ulqinit të paktën 15.000 euro në vit.

Edhe më e komplikuar është situata sa i përket nënkryetarëve të komunës së Ulqinit. Me marrëveshjen e koalicionit e cila u nënshkrua kohët më parë në mes të subjekteve politike në pushtet precizohet  se në vend të tre nënkryetarëvre të Komunës që ishin deri tani ky numër të shtohet edhe për një duke auritur në numrin prej 4 nënkryetarëve  dhe se në këto pozicione do të jenë nga një përfaqësues nga të katër subjektet politike të koalicionit qeverisës. Deri te rikompozimi i qeversijes aktuale nënkryetarë të komunës ishin: Ardijan Mavriqi i Forcës, Safet Beci nga URA dhe Zenepa Lika me proprozim nga koalicioni i Gjekës. Ndërkohë, Mavriq është zëvendësuar nga kolegu i partisë Arian Murati, në vend të Becit erdhi Vaso Radovic nga DPS, kurse  Liken duhet ta zevendesojë kuadri i koalicionit të Gjekës. Si nënkryetare e 4-të si rezultat i marrëveshjes së koalicionit është vendosur Hatixhe Gjoni nga UDSH. Përveç nënkryetarëve të rinj pagën edhe për një vit do ta marrin edhe nënkryetaret e zevendësuar.  Me pagat e rreth 1,000 euro nuk është e vështirë për të llogaritur se sa do të iu kushtojë qytetarëve nënkryetaret e komunës së Ulqinit.

Njëjtë është situata edhe sa i përket administratorit të komunës ku në listën e pagave të Komunës së Ulqinit do të ketë 2 të tillë. Kohë më parë në këtë pozitë është zgjedhur Kapllan Muça nga Partia Demokratike. Mirpo, kohët më parë, pas një kohe të gjatë, Gjykata Administrative vendosi që ish-Administarori  deri në vitin 2012 kuadër i UDSH-së Pjeter Lulgjuraj ishte hequr në mënyrë të paligjshme nga puna, prandaj  Komuna e Ulqinit do të duhet të kthejë atë për këtë funksion dhe të paguajnë atij të gjitha të ardhurat personale në të cilat ai ka të drejtë për shkarkim të paligjshëm.

By admini