Në komunën e Ulqinit kohë më parë erdhi deri te rikompozimi i qeverisjes lokale në të cilën, përveç Forcës dhe koalicionit rreth Partisë Demokratike u përfshinë edhe DPS dhe UDSH.
Në ditët e para të funksionimit të qeverisjes së re, falë shkathësisë së kryetarit të komunës Nazif Cungu që është edhe kryetari i subjektit politik Forca e Re Demokratike, mund të vërehet një intenzitet i shtuar i punëve në Komunën e Ulqinit.
Shlyerja e 4 rrogave e gjysëm për të punësuarit në Komunë dhe 5 rroga për ndërmarrjet publike, shlyerja ndaj punëtoreve të angazhuar me kontrata në masë prej 85 mijë EURO, shlyerja e borxheve ndaj partive politike për vitin 2013 dhe 2014 në shumë prej 59.000 EURO, pagesat ndaj ndërmarrjeve publike në vleren prej 174.000 EURO, Shoqatave joqeveritare, sportit dhe ndihma të tjera u janë dhënë në masën mbi 42.000 EURO etj janë vetëm disa veprime konkrete të qeverisjes së re më në krye kyetarin Nazif Cungu.
Poashtu takimet e ndryshme në nivele të larta, takime pothuajse të përditshme në zyrat e kryetarit me palët të interesuara por jo vetëm, asfaltim të rrugëve të qytetit në lagje të ndryshme të qytetit por edhe në zonat rurale të bëjnë të përfundosh se kemi të bëjmë me një ”ofensivë” të fuqishme të kryetarit aktual të komunës së Ulqinit Nazif Cungu.
Në të gjithë këtë pothuajse janë të padukshëm dhe inekzistent partneret e koalcionit të Forcës, të gjithë me radhë nisur nga DPS, subjektet rreth Partisë demokratike dhe UDSH, duke bërë që në një farë mënyre ti lë ato ”nën hije”.