Në Vuthaj hapet Muzeu Etnografik në të cilin përfshihen eksponate të vjetra tradicionale karakteristike e fshatit Vuthaj dhe e trevës tonë Plavë Gucisë.
Dëshira e madhe për të ruajtur nga zhdukja e vlerave të mirëfillta autoktone bëri të veten që bashkëvendësin ynë Ramok Çelaj të hap Muzeu Etnografik për her të par në Vuthaj në një nga anekset e kullës qindravjeçare të kësaj familje.
Është kjo një hapësirë i posaçëm ku do të ruhen dhe ekspozohen për vizitoret ky thesar i çmuar dhe me vlerë i vendlindjes tonë .
Dashuria e madhe e Ramok Çelajt bëri të veten që kjo pasuri kombëtare, tani e tutje mos të mbes në mëshirën e fatit por të jetë e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga një adhurues i flaket i etnografisë siç është fisniku vuthjan Ramok Çela.
Ramok e përgëzojmë për këtë nisme, ndërkaq ju të dashur vizitor dhe adhurues të etnografisë ju sugjerojmë qe sa her qe jeni ne Vuthaj, jeni te mirëseardhur në Muzeu Etnografik.
Vuthaj, Guci
24 Prill 2016
Përshëndetjet e mia për z. Ramok Çelaj i cili me veprimin e tij për hapjen e Muzeut Etnografik të Vuthajve e gjithë Plavë-Gucisë i ka ba nder gjithë veprimtarisë kombëtare shqiptare jo vetëm nën Mal të Zi por në mbarë trevat shqiptare. Edhe njëherë përgezime dhe do gjejmë rastin që sa më parë ta vizitojmë këtë muze. Me respekt Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.