Ka mbërritur në ujërat e Adriatikut peshku helmues lëkur-argjend. Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato. Ditët e fundit, peshkatarët në Itali kanë kapur një numër të lartë peshqish.
Ekspertët thonë se peshk me emrin “Lagocephalus sceleratus”, njihet ndryshe si peshku lëkur-argjend. Mishi i tij përmban toksina të rrezikshme për njerëzit.
Ai provokon paralizë të sistemit të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorëve. Janë të bukur për t’u parë, por jo për t’u ngrënë. Prezenca e tij në Mesdhe përbën rrezik të madh për ata që s’e njohin.
21 dhjetor 2014 (gazeta-Shqip.com)