PDS ka fituar 44.7 %votave, gjegjësisht 17 mandate në zgjedhjet lokale në Tivat, kështu tregojnë rezultatet jozyrtare të Qendrës për tranzicion demokratik. Social demokratët kanë fituar 10.4 %të votave ,gjegjësisht 4 mandate. Nga dy mandate kanë fituar Partia social demokratike me 7.5 % të votave , PSP me 6.2%, Iniciativa qytetare kroate 5.2 % dhe aksioni i Tivatit me 7.2 % të votave. Nga një këshilltar do të kenë Partia demokratike serbe me 4.8 % të votave, forumi i Bokelit me 4.8 % dhe Arsenali për Tivatin me 4.2 %të votave.
Të theksojmë se në parlamentin e Tivatit janë 32 vende këshilltarësh. Sipas të dhënave të CDT ,cenzusin zgjedhor nuk e kanë arritur Partia liberale , Partia radikale serbe dhe Unioni demokratik serbe. Në zgjedhjet në Tivat kanë votuar 69.3% të votuesve. Duhet theksuar këtu se zgjedhjet në Tivat janë zgjedhjet e para në të cilat është zbatuar identifikimi elektronik i zgjedhësve.
Trendi rritës i DPS-it në Tivat ku në zgjedhjet e kaluara kishte 12 këshilltarë, tani 17, tregon qartë për një ofensivë të këtij subjekti politik. Situatë interesante do të ishte sikur zgjedhjet lokale të mbaheshin në Ulqin në këtë kohë. Në një rast të tillë një gjë do të ishte më se e qartë: të gjitha partitë tjera do të ishin në mëshirën e DPS-it dhe rezultati do të varej kryekëput nga kjo parti. Në këto zgjedhje eventuale pas veprimeve të fundit të subjekteve politke, sidomos atyre shqiptare, Ulqini me shumë gjasa mund të ishte afër shembullit të Tivatit.