Adit-cobajPërgatitur dhe përshtatur nga Ardit Çobaj

Qyteti i Ulqinit prej kohësh është duke paguar një cmim. Ky cmim është izolimi i tij .Që në ditën që ka pranu të izolohej, ai në fakt ka pranuar nëncmimin, ka pranu përbuzjen, me një fjalë ka pranuar që të vdes,por vdekja nuk është një udhëtim i lehtë. Ajo është një e vertetë, është një smundje që i merr të gjithë pa përjashtim, por me shpejtësi të ndryshme dhe më shpejtë i kap ata që zgjedhin të jetojnë në varreza, zgjedhin të jetojnë të vdekur.

Edhe pse i ri në moshë kam qenë pjesë e disa funeraleve, ku disa prej tyre jam mundu që ti evitojë, megjithese kam qenë dhe jam i pafuqishëm që të mos i përshkruaj ato. Prej shumë vitesh më duket se po marr pjesë në një funeral që për fat të keq akoma vazhdon dhe pyetja që më vjen vërdall është se kur do të perfundojë. Eshtë një funeral që nuk kam mungu dhe nuk mungoj dot. Eshtë një funeral i dhimbshëm, trishtues. Per mua ky është funerali i popullit tim në të cili kam qenë dhe jam i ftuar që të marr pjesë. Cudia më e madhe është se në kyt funeral janë mbledhur që ta percjellin. Nëse kjo do të ishte për të qeshur, është e vetmja pjese komike pse jo cinike e kësaj drame moralo- politike.

Populli im dita ditës ka humbur kontrollin mbi vetveten e tij është kthyer në një institucion të paadministureshëm dhe për rrjedhojë nuk i ka parashiku dhe për fat të keq nuk i parashikon pasojat që po i afrojnë. Rënia e lirë e saj ka qenë dhe është tipari i saj më i dukshëm. Mediokriteti është pesha e papërballueshme që e terheqë poshtë. Hipokrizia është shkëlqimi që shohim në ajër. Neveria është shija e saj.Vrima është gjurma. Zbrazëtia është zhurma.

Popullli im nuk ka frymë, nuk ka organizim, nuk ka motivim, nuk ka mobilizim, nuk ka ide, nuk mbrohet, nuk mendohet, nuk pendohet, nuk ka moral mbi të gjitha nuk ka dinjitet por vetëm rrëzohet dhe bie. Bie në gropën e vet ideologjike e cila është e dukshme që në ditën e parë që u krijua.Populli im nuk kishte parime ideologji, nuk kishte karakter ,personalitet por kishte vetëm ambicie fizike përsonale për të përmbushur secili hallin e vet. Dhe arriti të bjer në humnerën të cilën vet e krijoi dhe për fat të keq vet po e zgjeron me shpejtësi dhe këmbgulje. Sepse këmgulja e saj për të shkuar në vetvrasje është e paqortueshme. Shpejtësia për tu mbuluar me dhee është e pakonkurrueshme.

Populli im ka dhuntinë e njerëzve që bëjnë sikur besojnë në dicka që nuk e njohin.Për ta ideologjia që ndjekin është si frymë epokale, si model është unikale dhe si mekanizëm është industriale. Energjia e saj është rrezatuese, fuqia e saj është riprodhuese, shpejtësia e saj është transpotruese. Ideologjia e popullit tim është një epidemie positive ,nga e cila vuajnë vetëm ata që nuk pranojnë të infektohen. Me një fjalë për ti rënë shkurt populli im nuk beson në asgjë. Kauza e tyre është defekti i të tjerëve, instrumenti i tyre është efekti mbi të tjerët. Për fat të keq populli im nuk lexon , nuk mendon, nuk logjikon, po vetëm gjykon edhe atë pa fakt dhe pa argument. Populli im vrapon bile edhe me shpejtësi të madhe, por për fat keq rruga në të cilën ka zgjedhur të vrapojë rezulton që është e gabuar. Populli im prej kohesh i ben autogol vetvetës së tij dhe trajnerin që ka mbi kokë krenohen se e kishin humbur ndeshjen me forcat e veta.

Populli im është krenar për cdo gjë që ka arrit , për cdo gjë që bëjnë , madje ato habiten se si të tjerët nuk krenohen me arritjet e tyre. Unë dhe te gjitha ata që ndajnë të njëjtin mendim me mua ,duhet te jem krenar per cdo dështim ,për cdo rrënim dhe për cdo teprim. Me duhet patjetër ta them se,populli im nuk ka turp dhe paturpësia e tij është prodhuese dhe vetvrasja e tij është vetdhuruese. Populli im ka sy por nuk sheh, ka vesh por nuk ndëgjon ,ka zemer por nuk ndjen,bën sikur ka mshirë por në fakt nuk ka. Dhe është normale që nuk ka për aqë kohë kur në piedestalin e tij qëndron vec një qëllim, ambicia për pushtet dhe jo e vërtëta. Populli im ka humbur busullen dhe kjo është normale për aqë kohë kur e verteta nuk është qëllimi i tij.Populli im dua të te them se bota ka disa mijëra vjet që lufton për të zgjidhur dilemën mes fytyrës dhe pasqyrës. Me pak fjalë, shumica e mendjeve të hapura dhe popujve të civilizuar kanë ecur përpara përmes të vërtetës. Kur e vërteta nuk thuhet, kur fshihet dhe deformohet, popujt nuk ecin përpara.Për të vërtetën kapasur njerëz që kanë shkuar në turren e druve, janë burgos, toturu, masakru,por e vërteta jo.Ajo ka mbetur dhe sot na ndricon rrugën.

Historia jonë dëshmon se ne kemi një mardhënie të shtrember me të vërtetën. Me pak fjalë, sa herë që nuk na ka pëlqyer e vërteta e fytyrës, ne ia kemi hedhur fajin pasqyrës.Populli im je duke thyer pasqyrën për të mbrojtur fytyrën. Unë këtë nuk e pranoj. Unë nuk besoj se fuqia e fytyrës është t’i shpëtojë pasqyrës. Populli im unë nuk mund ta pranoj perderisa ti je viktimë e padrejtësive te mediokritetit dhe brutaliteti shtetrore. Populli im unë nuk mund ta pranoj dhe nuk kam se si ta pranoj perderisa fëmijët e tu janë zhveshur nga individualiteti, karakteri, kombësia ,e aqë më tepër nga feja .Populli im unë nuk mund ta pranoj përderisa drejtësia nuk do të rrjedhë si ujërat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur. Populli im unë nuk mund ta pranojë përderisa ti ke rënë pre e disa pushtetarve njerëz nekrofil. Populli im nuk të ka hije të jesh skllav i tyre.Unë nuk mund ta pranoj dhe besoj se edhe ti nuk duhet ta pranosh të jesh skllav i ti pushteti të kalbur,pushtet që shfrytëzon vetëm për të përmbushur qefet e veta të ndryshme, për dhurata, për rryshfete dhe korrupsion.Populli im e ceka më lart fytyrën dhe pasqyrën megjithatë dua që ta detyrojë fytyrën të tregojë paqyrën ashtu sic është, të paktën për mendimin tim që shpresojë ta kem gabim.

/Marrë nga faqja e autorit në FB, pjesë/

 

By admini