Ajshe-stariMbrëmjen e së premtës  në Qendren për kulturë të Ulqinit u shfaq për herë të parë filmi dokumentar ”Familjet ulqinake në Durrës” të autorit Cani Lazoja.

Mbrëmja u përcoll me emocione të forta nga të pranishmit e sidomos nga familjarët.  Autorit i kësaj vepre ishte edhe vetë i emocionuar
”Famijet Ulqinake në Durrës janë krenaria e qytetit të Ulqinit …Salla ishte gati plot me ato që respektojnë traditën e qytetit dhe sinqerisht dëshirojnë adhmerinë e tij te ndricme pa dallime lokale, fetare, politike….”, shprehet Lazoja duke shprehur edhe pakënaqësinë e vet për mospjemarrje në këtë aktivitet të të parit të komunës së Ulqinit.

Pjestarë të familjeve ulqinake në Durrës në intrevistat e tyre për këtë film shprehen se për ta Ulqini dhe Durrësi janë një dhe se për Ulqinin kanë nostalgji të madhe.
”Më duket se kur vi në Ulqin unë i kam të gjithë kushëri dhe të vet”, shprehet Sadbere Kalamishi, njëra nga të intervistuarat e këtij filmi duke shtuar se ”është fatkeqësi se çka ka bë Europa me neve”.

Më poshtë mund të shikoni një pjesë nga filmi dokumentar ”Familjet ulqinake në Durrës”.

 

By admini