berjashi-kovaci
Në foto: Ibrahim Berjashi, Hajredin Kovaçi

Dy emrat më të lakuar të letrave shqipe që krijojnë në Mal të Zi, Ibrahim Berjashi dhe  Hajredin Kovaçi kanë marrë ftesë që të jenë pjesëmarrës në Trekëndëshin poetik që mbahet në Dunav të Karadakut të Gjilanit.

Njeri ndër veprimtarët që kontribuojnë në organizimin e këtyre takimeve poetike,shkrimtari i mirënjohur në mbarë rrafshin kombëtar,Ibrahim Kadriu,shprehet se janë takime me një traditë të mirë.Ai shton se  Trekëndëshi simbolizon trekufirin Kosovë-Maqedoni-Serbi edhe marrin pjesë shkrimtarë të njohur nga këto shtete.

“Natyrisht se me shumë respekt e ke ftesën e hapur ti edhe z. Kovaçi”,- porosit shkrimtari dhe intelektuali nga zona e Trekëndëshit,Ibrahim Kadriu.
Dy autorët tanë të ftuar këtë ftesë e vlerësojnë si një nderim të veçantë për ta edhe për të gjithë shkrimtarët shqiptarë që jetojnë e krijojnë në Mal të Zi.
Të  dy shkrimtarët tanë janë laureatë të disa çmimeve letrare mbarëkombëtare shqiptare,në Durrës,Prizren etj.

By admini