Futbollisti i njohur shqiptar Fatos Beqiraj, i lindur në Pejë të Kosovës por që si sportist është rritur e zhvilluar në Mal të Zi, ka qenë kapiten e ekipit kombëtar të Malit të Zi në futboll në ndeshjen që kjo kombetare ka luajtur kundër Greqisë.
Beqiraj për këtë, për mediat malazeze, shprehet se është i nderuar për këtë rol në reprezentacionin e Malit të Zi duke shtuar se njëheri është edhe përgjegjësi.
”Kjo është diçka që mbahet mend”, shprehet Beqiraj.
Fatos Beqiraj aktualisht është futbollist i ekipit të Dinamos së Moskës në Rusi.