Sikur-kjo-te-ishte-shfaqje-Nju-jorkBeqir SINA – New York

Shafqja  “Sikur kjo të ishte shfaqje” , është ngjarja ku tregohet deri në pikën a absurdit – duke treguar mbi vet faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe, që është vet jeta. Ajo është një dramë, ku luajnë aktorët nga Kosova, Adrian Morina, Armend Ismajli, Edona Reshitaj dhe Besnik Krapi.

NEW YORK CITY : Shfaqja teatrale me titull ‘’Sikur kjo të ishte shfaqje’’ me autor boshnjak Almir Imshireviç, dhe regji të artistit nga Kosova, Agon Miftarit, e cila gjatë dy viteve të fundit, thuhet se pati një sukses të madh në shumë vende ballkanike, por dhe tre kryeqendërat evropiane, duke u shfaqur kështu në fillim në Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Sarajevë, Tetovë, Paris, Romë dhe Vjenë, e në shtete të tjera, mbrëmë mbrriti në metropolin e botës, në Nju Jork.

Shfaqja në fjalë, erdhi në Nju Jork, falë një mbeshtetje nga aktori Bekim Qela, Rockefeller Brother Fund, Producers Club, KK Prishtine, MKRS si dhe nga fotografi i njohur Fadil Berisha, gjegjësisht, ajo është shfaqur në Producers Club, ( 358 W 44th Street – 9 Avenue), New York, ku dhejtra artëdashës shqiptaro amerikan – morën pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj shfaqje.

Ajo , është ngjarja ku tregohet deri në pikën a absurdit – duke treguar mbi vet faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe, që është vet jeta.

“Sikur kjo të ishte shfaqje” e cila i përket zhanrit teatër – dokumentar , trajton një këndvështrim të veçantë mbi jetën në përgjithësi – sidomos aty bëhet fjalë për ata që e kanë përjetur vetë luftën. Ku, gjithçka sillet rreth rrëfimit të një udhëtari në autobusin urban numër 4 – që në kohë lufte, ai vritet nga plumbi i snajperit, i cili mbasi ka thyer xhamin e dritares së autobusit e ka godtitur viktimën mu në qafë, në sy të dashurës së tij – e cila nuk ka të “përmbajtur” në rrefemiet e saj për të dashurin e saj se si për fat-keq ata të dy u ndodhën atë ditë “gjakëderdhje” në “Autobusin numër 4”.

Më pas ngjarja ritregohet e trillohet me “sikur” nga të gjithë udhëtarët që ishin brenda autobusit. Dhe, secili prej tyre e tregon ngjarje për qejf të vet, deri në pikën e absurdit dhe trillimeve nga më të ndryshmet.

“Besojmë, se me këtë shfaqje për her të parë në New York, kryeqendrën botërore të artit dhe kulturës, tha aktori, Adrian Morina tregojmë edhe “fytyrën” bashkëkohore të teatrit tonë, të cilin shqiptaro amerikanët por edhe amerikanët, kan mundësin t’a shohin nëpërmjet kësaj shfaqje 5 ditore. Mendojë, se publiku gjithashtu do të këtë rast që përmes shfaqjes, gjatë këtyre 5 ditëve(17-21 dhjetor) në Producers Club, me pronar Fredi Tollja, njëkohësisht, do të njihet edhe me realitetin tonë, dhe, përjetimet tona – të cilat nuk ka qenë shumë të largëta. Kjo shfaqje, në formë, tha Miftari, i përket  teatrit dokumentarë, prandaj – shprehet ai ne besojmë se shfaqja jonë në New York, do të flas më shumë për vet shoqërinë tonë se sa vetëm për një shfaqje të zakonshme teatri”.

Në shfaqje morën pjesë edhe artistë e aktorë shqiptarë e amerikan përfshirë aktorin Shpend Xani, aktorin  James Biberaj dhe fotografin e njohur Fadil Berisha, të cilët pas shfaqjes në Producers Club ; na thanë se ishin të suprizuar nga shfaqja dhe se si ngjarja trajtohet në dramën  “Sikur kjo të ishte shfaqje” – po ashtu edhe nga loja e shkëlqyer e aktorve, e cila ka një preformancë bashkëkohore, thanë ata dhe nuk duhet të humbet rasti për ta parë. Ata faleminderuan dhe përgëzuan gjithashtu – me këtë rast aktorët duke përgëzuar secilin prej tyre për suksesin e tyre, mbrëm në Nju Jork.

Sinopsis i shkurtër i dramës:

Teksti në fjalë trajton një këndvështrim më të veçantë mbi jetën në përgjithësi. Ngjarja tregohet deri në pikën a absurdit duke treguar mbi vet faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe që është vet jeta.

Sa jemi ne si qenie njerëzore të vetdijshëm për rrethanat në të cilat gjindemi duke qenë se shpeshherë nuk e çmojmë faktin se si ngjarjet rreth nesh na formësojnë duke na ndryshuar për jetë. Kjo qasje do të mundësojë kuptim më të mirë dhe pranim të së vërtetës të personit tjetër.

Emri i Projektit:  „Sikur të ishte kjo një shfaqje“ (teatër dokumentar)

Emri i implementuesit : Teatri La Rremë dhe Teatri ODA

Autori : Almir Imshirevic

Regjisori : Agon Myftari

Aktorët: Adrian Morina, Edona Reshitaj , Armend Ismajli dhe Besnik Krapi

By admini