hajredin-kovaciKryetari dhe lypësari

Në rrugë para Komunës në bythë ulur një lypësar
Atypari po kalonte një kryetar
Nga kryetari kërkon lekë lypësari
Ku t’i marrë
Shtatë muaj s’ka marrë rrogë qyqari!?

Por
Edhe pse pa lekë në xhep
E dvet
Ti, që mua lekë po më kërkon
Më thuaj më parë
Për cilën Parti voton?

Auu zotni, në thekër më ke tretë
Parti janë nja dymbëdhjetë a trembëdhjetë!
Të gjitha kanë interesin
Me u bashkua me DPS-in!

Kryetari që po hynte në Komunë
Thotë me vete
Ku i di lypësari të gjitha këto punë!?

Shkruar nga Hajredin Kovaçi

By admini