Likuidimi i udhëheqësve fetarë në Ulqin (1944-1946) (II)
Shhkruan: Dr. Nail Draga
Me rastin e ngritjes së Flamurit u ndez gazmendi liridashës e atdhetar ashtuqë të gjithë së bashku i kënduan Flamurit këto vargje:
O Flamur ti kuq e zi
po valon një bukuri
për Shqipni e për liri
në Kosovë e Çamëri
me gazmend e hijeshi
për të shtrejten këtë liri.
More djelt e Traboinit,
të Shestanit e t’ Ulqinit
banju bashkë e lutni i festë
për kufinin që u kanë hjekë,
shkoi kufini ku a kenë motit
n’ Sutorman e n’ Qafë t’ Kokotit “.
Gjatë tërë kësaj ko deri në vitin 1944 ne Ulqin edhe pse kanë pasur kërcnime dhe akuza nga qarqe të ndryshme këta dy figura fetare të nderuara ishin shëmbull me sjelljen, komunikimin dhe bashkëpunimin me popullin. Te dy dilshin vazhdimisht së bashku. Ishte kjo një shoqëri dhe tolerancë që nuk ishte ne favorin e individëve dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare. Ata u gëzuan shumë kur ne vitin 1943 mësuan nga Cafo Begu për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishin te bindur se ajo forcë politike dhe ushtarake do të ndikojë në realizimin e aspiratave shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë. Ne ketë drejtim ai grup veprimtarësh ulqinakë shkrinë tërë energjinë rreth organizimit të punës lidhur me formimin dhe forcimin e Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në Ulqin, në përpilimin dhe në sistemimin e dokumentacionit të tij.
Burgosja dhe pushkatimi
Bëhet më dije se më 24 nëntor 1944, Ulqinin e vërshuan njësitë lokale partizane. Me të hyrë të tyre fillojnë mënjëher ndjekjet, maltretimet, burgimet dhe vrasjet. Një pjesë e veprimtarëve nuk u gjet në Ulqin, një pjesë arratiset, e frikësuar nga hakmarrjet që tashmë ishin bërë skena të ditës, ndërsa një pjesë mbetet në Ulqin.
Ne grupin e atyre që mbeten në Ulqin ishte edhe hafiz Hasan Llunji. Natën e 26 nëntorit nga OZNA arrestohet në shtëpinë e tij dhe dërgohet ne një burg të improvizuar të tyre në Ulqin. Aty gjen edhe tre ulqinakë të tjerë të cilët i kishin burgosur më parë: Hodo beg Bushatin më të birin Ahmetin, notër i Gjykatës së Ulqinit dhe Rafo Goranën, oficier aviacioni. Këtu e turturojnë mizorisht duke iu kërcnuar me pushkatim. Kërkonin të fliste për aktivitetin dhe shokët e tij. Përkohësisht hafiz Hasanin e lëshojnë pasi nuk siguruan prova për akuzen që ia ngarkonin, por nuk vonoi shumë dhe e burgosen përsëri. Organet e OZN-ës përmes spiunëve të tyre përfundimisht realizojnë qellimin e tyre, sepse ata i detyrojnë për të mbledhur nënshkrime nga populli për gjoja krimet që ka bërë ky gjatë kohës 1941-1944. Dhe ne një gjyq të improvizuar në Ulqin, në mbeshtetje të nënshkrimeve të mbledhura, organet e OZN-ës gjoja në emër të “gjyqit të popullit” dhanë fjalen e tyre përfundimtare- deportimin e tyre në Cetinë, në vazhdimin e hetuesisë.
Ende ne varr të përbashkët
Por, me datën 15 dhjetor 1944 katër të burgosurit me duar lidhur: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, punëtor i gjeodezisë, Caf Canka dhe Zyhdi Fici, me roje të maskuara dhe të armatosur përcilleshin gjoja drejt Cetinës që atje t’iu shqiptohej denimi përfundimtar. Dhe ne drejtim të Tivarit pranë fshatit Braticë arriten ne një kthesë ku iu ishte venë prita, ku i pushkatuan të gjithë.
Ne vendin qe sot quhet “Laku i Hoxhës” i varrosen ne një varr të përbashkët. Edhe sot janë mu ne atë vend pa asnjë shenjë dalluese, edhe pse e kanë merituar të zhvarrosen dhe të varrosen me ceremoni të veçantë.
2. Dom Nikollë Noga-Tusha
Ne sajë te të dhënave biografike që disponojmë Nikollë Noga-Tusha ka lndur në Shirokë(Shkodër) në vitin 1895. Sipas kërkesës së tij, nga kushrini dom Pjetër Noga(Tusha), mbasi kreu shkollen fillore në vendlindje u dërgu në Itali në Sarzana, ku kreu gjimnazin dhe filozofinë, ndërsa më vonë në Gjenova kreu teologjinë. Është shuguruar për meshtar në vitin 1919. Meshen e parë e tha në Genazzano tek shenjtorja e Zojës. Pasi erdhi ne Shqipëri u emëru famullitar në Dush të Pukës dhe më vonë në Qelez. Ne ketë kohë në Shqipëri u krijuan rrethana të reja shoqërore dhe politike sepse ne vitin 1924 ne pushtet vie Fan Noli i cili ne dhjetor të ati viti përmbyset nga Zogu. Ne këto rrethana së bashku me dom Gjon Gazullin organizuan opoziten popullore për rrethin e Pukës. (vijon)