Fatmir-gjeka-shbaKryetari i  Komunës së Ulqinit dhe   lideri i koalicionit “Bashkë  për të  ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka  i ka dërguar  udheheqësve  të  partive që kanë  klubet  e këshilltarëve   në Kuvendin  komunal  propozim për arritjen  e një marëveshtjeje  politike  për   të zgjidhur  krizën  në  të    cilën  gjendet  veteqeverisja  lokale.

Duke  theksuar që  gjëndja mund të  tejkalohet  vetëm me  mareveshtjen e  subjekteve relevant politik , me konsenzus  dhe pa kushte, kryetari Gjeka  në letër  thekson  që qëllimi i marëveshtjes  është  të  mundësojë punën efikase  të  organeve dhe institucioneve  të administratës  lokale  dhe  ndërmarrjeve  publike  themelues i së  cilave  eshte  Kuvendi  komunal, deri  në  mbajtjen e  zgjedhjeve  lokale.
“Në   këtë  drejtim  në takimin e parë   të  kryetarëve  të  partive do të  formohej   grupi  punues   i cili sa më parë do  të   propozojë  marëveshtjen”, theksohet  në  letrën e  kryetarit Gjeka.

Ai propozon  që  takimi i parë me liderët  e partive  të mbahet   ditën e dielë  më  6 mars 2016.

By admini