Beqir-sinaNga Beqir SINA

Është, hera e dytë në historinë e Shqipërisë, që Shqipëtarët, po hyjnë në historinë e Londrës,. Njëherë me dinjitet e krenari kombëtare, dhe një herë me batutat!

BENSONHURST – BROKLYN NY : Të gjithë qeshëm ! Madje, qeshën më shumë se sa ne – edhe Londra e Beogradi . Aq sa këto të qeshura tani janë kthyer edhe në gallat në rrjetet sociale dhe njerëzit po qeshin me ato batutat e Kryeministrit Rama.

Është, hera e dytë në historinë e Shqipërisë, që Shqipëtarët, po hyjnë në historinë e Londrës!. Njëherë, ata hynë me dinjitet e krenari kombëtare, dhe një herë me batutat e Ramës!

Ka qenë Isa Boletini më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.

Edhe, një shekull më pas, pra 103 vjetë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që e ka “zgjidhur” edhe dilemën e Bashkimit Europian se çfarë do të ndodhë me BE-në nëse nga organizmi politik europian del Britania e Madhe. Por, edhe, atë se pse “BE, ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës,” sepse, thotë batuta e Ramës – Serbia e ka “Rusinë, pas vetit”

I pyetur për atë se çfarë mendimi, ka Kryeministri i Shqipërisë, për faktin nëse Britania, duhet të qëndrojë apo të dalë nga BE-ja? Rama, tha se ‘nëse Britania del, atëherë duhet të hyjmë ne!”( në sallë shpërthejnë të qeshura ).

Kurse, gjatë seancës së pyetje përgjigjeve, po në Samitin e BERZH në Londër, Kryeministri Edi Rama, pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë Aleksader Vuçiç dhe ndër të tjera Kryeministri Rama tha:

“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa, ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”

Mirëpo le të kthehemi në retrospektivë , duke iu kthyer histrorisë dhe pjesëmarrjes së Shqiptarëve në Londër. Edhe, le të krahasojmë përfaqësimin dhe paraqitjen e diplomatve dhe politikanëve shqiptarë!

Historiani francez Edwin Jacques, tregon për një anekdotë, 103 vjet më parë, për Isa Boletinin.

Ai e trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s’mund t’a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”

Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekën shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George, ku u tha sa vijon,

“Thuaji atij,” tha Isa, “që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar.”

Isa Boletini dhe delegacioni Shqiptarë, që shkuan në Londër, të cilët ishin krenar dhe dinjitoz, patriot e atdhetar( megjithëse, një pjesë e tyre edhe pa shkollë), lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës).

Ndërkohë, tani përveç, se kjo është hera e parë në histori, që nuk ka dinjitet, krenari, apo as politik dhe diplomaci, fare, e fare, Kryeministria, shpërndan me anë të njoftimeve zyrtare qyfyret e Kryeministrit, të Shqipërisë Edi Rama, me  batutat e Ramës me Vuçiç.

Të cilat jo që as nuk bëjnë fare për të qeshur, por, tregojnë edhe atë nivelin më të ultë diplomatik, dhe shumë të varfër të një Kryeministri, sidomos në një përfaqësim të tillë në Londër.

Pikërishtë, aty ku u luajtën lojrat e fatit të Shqiptarëve. Aty ku edhe mbeti për fatin e keq tonin – kjo, që është sot “Shqipëria Londineze”! Shqipëria e coptuar në gjashtë pjesë”.

Mirëpo, megjithëse, Kryeministri i Shqipërisë, e ka “zgjidhur” dilemën e Bashkimit Europian – se çfarë do të ndodhë me BE-në nëse nga organizmi politik europian del Britania e Madhe, Rama, tha se ‘nëse Britania del, atëherë duhet të hyjmë ne’,ai  nuk foli se si do të shkojnë shqiptarët në BE, të bashkuar apo copa copa .

Kështu, që, tani batutat e kryeministrit të Shqipërisë, u bënë  batuata e “zyrtarizuar” –

Zyra për shtyp në Kryeministri, ka bërë sot një njoftim të pazakontë. Ajo ka shpërndarë për mediat gallatat, që ka bërë kryeministri Rama me homologun serb, Vuçiçi në samitin e BERZH.

Megjithëse, autorët e këtij njoftimi janë të vetëdijshëm se bëhët fjalë për gallata- llogje, dhe pavarësisht kësaj ata vetë e kanë shpërndarë atë në mënyrë zyrtare.

Pra, kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, që Kryeministria, shpërndan me anë të njoftimeve zyrtare qyfyret e Kryeministrit, batutat e Ramës me Vuçiç.

Këto, të ashtuquajtura “batutat” bajate, prej një shakaxhiu estrade të kohës së kooperativave, që ne shqiptarët, Kryeministrin e Shqipërisë, jemi mësuar t’a shohim sa her del në foltoren e Parlamentit dhe intervistat e televizioneve dhe gazetave, ka qenë objekt diskutimi edhe i gazetarëve të huaj- dhe ka pasur reagime dhe gallata të gjata, edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Kujtojë, me këtë rast intervistën e tensionuar, të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kur përplaset me gazetarin e DW, në emisionin televiziv “Conflict Zone” në bisedë me Tim Sebastian.

Apo ajo skandaloze me gazetarin e njohur Ilir Ikonomi të Zëri i Amerikës, ku me batuta Rama edhe kërkon të ofendojë gazetarin dhe zërin e shpresës dhe lirisë së shqiptarëve Zërin e Amerikës.

Me këto batuta Kryeministri Edi Rama – as pak dhe as më shumë po i tregon botës, edhe publikisht ne shqiptarëve, që ai nuk di se çfarë është politika. Çka, ai e ka pranuar edhe vëtë më parë se të bëhej Kryeministër, kur tha “ se unë jam artistë dhe nuk jamë politikan”.

Dhe, akoma me diletant e kryeministër, ky është një profan nga politika, edhe tani kur ka urdhëruar stafin e tij, që këto gallata – batuta, ti fusë edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë, nga Zyra e tij e shtypit thënë prej Kreyministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Londër – në Samitin e BERZH.

By admini