pavaresia-kosoves-koncert-ulqinSH.A.Tradita pas një aktiviteti të sukseshëm trevjeçar  arriti  të organizoi Koncertin Premierë ku shpalosi pjesët më të rendësishme të programit të vet.

Në datën 17  shkurt 2016 në Qëndrën  e Kulturës  Ulqin Shoqëria Artistike  Tradita para publikut të qytetit tonë  arriti të prezantonte vlera të rëndësishme të  trashigimisë kulturore.

Në Koncertin Premierë të SH.A. Tradita morën pjesë ansambli ,, Ilirida’’ – Shkup, ansambli ,,  ,, Dëshmorët e Kombit’’- Obiliq dhe Folk grupi ,, Bilbili ‘’- Vlorë.

Shoqëria Artistike Tradita  u prezantua më pjesë të programit të shfaqur në Festivalin Folklorik Mbarëkombetar të Gjirokastrës ku u performua Vallja e burrave të Anës së Malit e cila në Koncertin Premierë të Shoqerisë Artistike Tradita u interpretua së bashku më valltaret e ansamblit Dëshmorët e Kombit – Obiliq, Këngën e Gjergjefit e intërpretuar nga Egzona Salaj, fituese e çmimit të parë në Festivalin  Mbarëkombëtar të Gjirokastrës, kolazhin e punuar prej pjesëve të zgjedhura të vallëve që Tradita ka realizuar në aktivitetin e vet tre vjeçar ku shquhet vallja e Xhemilës, Vallja e mirënjohur autoktone e Anës së Malit. Kënga qytetare e Ulqinit u sollë nga këngëtari i mirënjohur Suad Mehmeti.

Në Koncert Premirë u prezantua dhe këngëtari Edmir Lika si dhe u interpretua kënga autoktone e trevës sonë e titulluar Shegë e amël e realizuar në Valle nga trupa e Shoqërisë Artistike Tradita.

Ansambli Ilirida nga Shkupi u prezantua me  Vallën Kosovare dhe Vallën e Rajces.

Folk grupi Bilbili nga Vlora u paraqit përpara publikut të Ulqinit më vallen me motive  çame , e njohur ndryshe vallja e Osman Takës, pastaj me një këngë polifonike kushtuar Ismail Qemalit, dhe vallën e kënduar Një komb një flamur .

Ansambli ,, Dëshmorët e Kombit’’ nga Obiliqi i cili mori pjesë në Vallen e burrave të Anës së Malit me të cilën u hap  Koncerti Premierë i SH.A.Tradita , u prezantua edhe më dy valle.

Ilirida nga Shkupi, Bilbili nga Vlora, Dëshmorët e Kombit nga Kosova dhe organizatori i këtij koncerti Tradita si një ansambël  i vetëm uruan Pavarsinë e  Kosovës ku vend të veçant në këtë  urim zunë momentet e  interpretuara prej prezantuesëve dhe moderatorit të shfaqjes Shevqet Luca si dhe kënga Ti ma gëzofsh Kosovë Lirinë e interpretuar prej këngëtarit të mirënjohur Gëzim Salaj.

Koncerti Premierë i SH.A.Traditës u mbyll më vallen Premierë e titulluar,, Vallja e bashkimit’’ e cila u interpretua nga trupa e Shoqërisë Artistike Tradita.

Me prezencën e kryesisë së SH.A.Tradita dhe trupave të ansambleve pjesëmarrëse u shpallë  që tradita të krijohet ANSAMBËL.

Në  Koncertin Premierë të SH.A.Tradita na nderuan me pjesëmarrjen e tyre , Shkelqësia e saj Ambasadorja e SHBA-ve e akredituar në Mal të Zi, znj.Margaret Uyehara, Zv. Ambasadori i SHBA-ve, z. Bix Aliu me përfaqësues të trupes diplomatike,  Shkelqësia e tij , Ambasadori i Shqipërisë i akredituar në Mal të Zi , z. Ernal Filo, Sekretarja e parë e Ambasadës së Shqipërisë znj. Mimoza Veroshi, si dhe mjaft personalitete nga fusha të ndryshme , miq dhe të ftuar të tjerë si dhe donatorët të cilët i dhanë përkrahje financiare aktivitetit trevjeçar të SH.A.Tradita.

Pas Koncertit Premierë të SH.A.Tradita në hotel Mediteran u organizua një darkë solemne më të gjithë ansamblet  dhe musafirët e ftuar  ku dhe  u ndanë mirënjohjet nga kryetari i BKA-së z.Kabil Kurti dhe kryetari i SH.A.Tradita Selatin Gjeloshi.

ULQIN, 18.02.2016.

https://www.youtube.com/watch?v=5_JqLPfY5gY&feature=youtu.be

By admini