medalje-per-sime-dobrecin
Foto: Librari Arti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës kja dekoruar  me medalje personalitete të shquara.

Në këtë listë të personaliteteve të shquara është edhe bashkëqytetari ynë, mjeku i shquar Dr. Simë Dobreci.

Në arsyetimin e  dhënies e kësaj medaljeje thuhet:
”Simë Dobreci dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në shërbim civil.
Medalja Presidneciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil”.

medalje-per-sime-dobrecin

Biografi e shkurtë e Dr Simë Dobrecit
Lindi më 27 mars 1934 në Braticë, Ulqin, shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë (1953), gjimnazin klasik në Tivar (1957), Fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin si mjek nga viti 1964 deri 1967. Në vitin 1967 filloi punën në Spitalin e Prishtinës, ku edhe filloi specializimin për dermatologji, ndërsa e kreu në Zagreb në vitin 1970. Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit, Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordinar (1989) dhe profesor ordinar (1994). Për studentët e mjekësisë botoi tekstin Dermatologjia më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin Sëmundjet e Lëkurës më 1989.
Më 1990/91, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpia private. Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës Dermatomikozat endemike në Kosovë e mbrojti më 1980 dhe u zgjodh doktor shkencash në mjekësi. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica). Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botëror në Berlin më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Europianë në Bari të Italisë më 1987 dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Atinë më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore e Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. I pensionuar, tash jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kulturore Buzuku, si dhe nga pak ende merret me profesionin e vet.

By admini

2 thoughts on “Dr Simë Dobreci dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës”
  1. Eshte simbol i bukur per nje kujtim. Ky person e ka meritua. Por harroni dekoratat dhe cinat. I kemi prej kralit ne muze. Ndihmoni vehtes ateher edhe nevet.Ajo do ishte dhurata me e bukur.

  2. NIKË GASHAJ
    Dekorimi me Medalje Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga,për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka ra në duar shumë të merituara.Dekorimi dëshmon se Prof.dr.Simë Dobreci gëzon respekt të madh nga shteti i Kosovës për veprimtarin dhe kontributin e tij në fushën e medicinës-dermatologjisë, arsimit-edukimit, kulturës dhe shkencës.
    Prof.dr.Simë Dobrecit,Urime të perzemërta dhe miqësore për dekorimin e fituar.
    Me shumë respekt,
    Nikë Gashaj, Kryeredaktor i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia.

Comments are closed.