gezuar-kosove-8-vjet-pavaresiPër 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë uruar pesoanlitete të shumta nga viset shqiptare por edhe me gjërë. Në këtë listë nuk munguan as figurat politike nga shqiptaet në Mal të Zi.

Urimet me të sinqerta për 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovë[s kanë dërguar kryetari i KKSh-së Genci Nimanmbegu, Kryetari i komunës së Ulqinit dhe njëheri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka si dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu.

 

Urimi i KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

Urime Kosovës Ditën e Pavarësisë

E nderuara Presidente Jahjaga,

I nderuari Kryeminister Mustafa,

I nderuari  Kryeparlamentar Veseli,

Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni urimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të 8 të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo është një ditë e veçantë për të gjith shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënon një fillim të ri për Kosovën, për  popullin e Kosovës, i cili pas shumë vështirësive, vuajtjeve dhe sakrificave, ja doli që ta shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, e që njëherit është arritje madhore për të gjithë shqiptarët që kontribuan për këtë ditë.

Ne, shqiptarët në Malin e Zi, vlersojmë shumë angazhimin dhe kontributin Tuaj në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, punën Tuaj për forcimin e institucioneve shtetformuese dhe gatitshmërinë për të ndihmuar shqiptarët në Mal të Zi.

Dua të deklaroj se çdo arritje dhe sukses i Kosovës, është njëherit sukses edhe i yni.

Urime 8 vjetorin e Pavarësisë!

Me respekt,
KRYETARI

Genci Nimanbegu

F.GJEKA URON 8 VJETORIN E PAMVARËSISË SË KOSOVËS
Kryetari i komunës së Ulqinit dhe njëherazi dhe I Partis Demokratike z.Fatmir Gjeka uron 8 vjetorin e pamvaris së Kosovës duke ju drejtuar me këto fjalë :
Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit të këtij vendi për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Sot Kosova përulet para kujtimit dhe veprave të pashlyeshme të brezave të tërë që u shkrinë për atdheun e tyre, për lirinë dhe përparimin e tij. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, shqiptarë kudo që jeni, Urime Festa e Pavarësisë”, përfundoj Gjeka .

Edhe Forca e Re Demokratike ka dërguar mesazhe urimi në adresë të institucioneve më të larta të Kosovës, me rastin e 8 vjetorit të pavarsisë.
Në mesazhet e dërguara presidentes Jahjaga, kryeministrit Mustafa dhe ministrit të jashtëm Thaçi, thuhet se Kosova në një kohë të shkurtër dhe pas shumë sakrificave, ka arritur të vendosë standarde të larta institucionale dhe shtetërore, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe pakicave. Shpresojmë se udhëheqsia e Kosovës me maturi dhe mençuri do të arrijë të zgjidhë të gjitha problemet e mbrendshme në të mirë të popullit të saj, thuhet në mes tjerash në urimin e nënshkruar nga kryetari i Forcës Nazif Cungu.

By admini