Udhëheqësit e LD në MZ dhe ASh-së Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj kanë thënë se presin që të marrin pozitat e deputetëve pasi një gjë të tillë ju garanton marrëveshja ndërpartiake parazgjedhore..
“Nik Gjeloshaj qëndron në vendin tim”, kështu është shprehur Bardhi për DN.
Nga ana tjetër pa probleme nuk është edhe koalicioni tjetër shqiptar. Sinishtaj tha se priste reagim më të shpejt nga Forca , sepse kjo gjendje zgjatë gati dy muaj. Ai shtoi se me Genci Nimanbegu situata është specifike, sepse me ndërprerjen e funksionit të deputetit humb dhe vendin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Sinishtaj tha se priste plotësimin e marrëveshjes, sepse sipas tij kur ne njëri tjetrin nuk e respektojmë, si mund të presim që të tjerët të na respektojnë.