mjeku-halil-paraqka Fëmijtë e Prishtinës që rriteshin viteve të gjashtëdhjeta deri në fund të të nëntëdhjetave e kujtojnë pediatrin e palodhshëm, Dr. Halil Paraqki. I buzqeshur, i afërt, i kujdesëshëm e mbi të gjitha i përgjegjshëm. Viteve të fundit të karierëspunoi me përkushtim në çerdhet e Prishtinës.

Por edhe kur u pensionua Doktor Halili punoi disa vite në Ordinancën Nënë Tereza në Lagjen e Trimave. Këtu, viteve të fundit të shekullit të kaluar, duke pas parasyshë vështërsit me të cilat ballafaqoheshin veçmas banoret e kësaj pjese të Prishtinës, doktor Halili mjekonte edhe të rriturit, shrkuan BS.

Nga viti 2005, doktor Halili jetoi në Ulqin, ku bashkëshortja e tij Dr. Sabahete Çapuni-Paraqka punonte si pediatre. Në moshë të shtyer, ai vazhdonte të shoqërohej me librin dhe shumë here e konslutonin kolegët më të rinjë për çështje profesioni.Ai ishte dhe mbeti shembëlltyrë e një humanisti dhe profesionisti.
Ditëve të fundit të dhjetorit, me datën 20, doktor Halili ndrroi jetë dhe u varros në Ulqin.

By admini

One thought on “Ndrroi jetë dhe u varros në Ulqin mjeku pediatër i njohur”

Comments are closed.