Organizohet koktei i fundvitit
Në hotelin ,,Mediteran,, u organizua kokteji tradicional i fundvitit. Në prani të një numri të madh të të ftuarve fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka.
Ai duke uruar qytetarët me rastin e festave te fundvitit tha se Ulqini ka mundësi të pafundme zhvillimi të cilat duhet shfrytëzuar, andaj duhet ti lëmë anash ndasitë dhe të gjithë , si një trup i vetëm të punojmë në interes të qytetarëve dhe të Ulqinit, njofton kabineti i kryetarit te komunes se Ulqinit.
Më pas ai tha se vëmëndje e vecantë do ti kushtohet investimeve të huaja dhe hapjes së vendeve të punës për te rinjte tanë Gjatë ketij aktiviteti u shpërblyen nxënësit më të mirë të shkollave:
1. Nejra Mujalloviq , nxënëse e IP ,,Vëllazërim Bashkim,,
2. Ema Milla,nxënëse e IP ,,Vëllazërim Bashkim,,
3. Kristina Junkoviq, nxënëse e IP ,,Vëllazërim Bashkim,,
4. Edona Capriq, nxënëse e IP ,,Vëllazërim Bashkim,,
5. Muhamed Bisha Gjimnazi privat ,,Drita,,
6. Isidora Klikovac ,,Marko Nuculloviq,,
7. Samra Gjelosheviq ,,Mareshali tito,,
8. Erestina Gjeka ,,Bedri Elezaga,,
Po ashtu ne kremte u shperblyen dhe tre nenpunes të ministrise se puneve të brendeshme – Drejtorisë së policise, njësIa në Ulqin ,
1.Drita Noc Martini
2.Aleksandar Zivkovic
3Enis Kajevic
Krahas tyre u shperblyen me kupa dhe mirenjohje një numër i madh sportistësh dhe ekipesh sportive të cilët kanë pasur suksese të shumta në gara të ndryshme gjatë vitit 2015.