FC Ulqini, nga Nju Jorku fitues i këtij turneut, ishte skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar, Në vend të dytë ekipi nga Struga Vllaznimi 1 e cila u dallua për shpirtin e fort të garës dhe ekip i disiplinuar
WAYNE NEW JERSEY : Turneu gjithë-shqiptar në minifutboll në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament – 2015” organizimi më i madh futbollistik sportiv i shqiptarëve të Amerikës, i cili kësaj rradhe shënojë edicionin e 7-të me radhë, ishte me të vërtet një sukses i madh i organizatorit të saj dhe ekipeve pjesëmarrese.
Ky eveniment sportiv, i cili organizohet për çdo fund-vit nga “Qendra kulturore Shqiptaro-Amerikane” me seli në shtetin e Nju Xhersit e themeluar dhe e udhëhequr kryesisht nga komuniteti strugan, por edhe të tjerë, bëri edhe kësaj radhe së bashku 24 skuadra shqiptare të cilat të ndara në 6 grupe me nga 4 skuadra, luajtën “Fair Play”, 51 ndeshje në dy fusha në kompleksin sportiv “TurffCity” në Wayne, Nju Xhersi, duke dhuruar një spektakël të bukur sportiv dhe me motive kombëtare.
Moderatori i këtij turneu Fation Arifi (gazetar)
Në këtë turne morën pjesë 24 skuadra shqiptare të përbëra nga futbollistë nga të gjitha trojet etnike, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Malësia, të cilat garuan me ekipe shumë cilësore dhe me futbollistë të talentuar, pjesëmarrës në disa nga kampionatet në SHBA dhe vendlindje.
K.F. Ana Malit nga Ulqini(Kabil Hoxha, Mirsad Salaj, Edmond Kurti, Arber Dibra, Herodit Sinani, Besart Gjoni, Egzon Kurti) mori pjesë në këtë turne, ku disa futbollist të saj luajtën në përbërjen e skuadrës FC Ulqini nga Nju Jorku, e cila doli edhe fituese e këtij turneu.
Mikëpritësi skuadra e “Vllaznimit” nga Struga, e cila është organizatore i këtij turneu garojë kësaj rradhe me dy ekipe, atë Vllaznimi 1 dhe Vllaznimi 2, të cilat i përbëjnë futbollistët që realisht luajnë për skuadrën e Vllaznimit, e cila garon në ligat amatore të futbollit nëshetin e New Jerseyt.
Ceremonia e hapjes së këtij turneu nisi me intonimin e hymnve kombëtare të të dy vendeve Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë – në prezencën e të gjithë pjesëmarrësve dhe futbollistëve dhe trainerve të tyre.
Udhëheqësit e këtij turneu, Qendra Kulturore dhe stafi organizator(Pajazit Mena – kryetar, Ajri Hoxha, Edip Ramadani, e të tjerët) njëkohësisht dhe promotori i veprimtarisë sportive të futbollit, Klubi Vllaznimi i struganëve, në fjalën e tyre përshëndetëse, thanë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të komuniteti shqiptar, gjithmon do të mbeten mjaft të rëndëssishme në jetën komunitare, dhe të dashura.
Duke e hapur zyrtarshit edicionin e 7të të Mini-Futbollit, kryetari i Fonditit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Zylfi Alla, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë dhe një “Fair Play”.
Ndërsa, në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Alla, faleminderojë të gjithë ekipet për pjesmarrjjen dhe urojë suksesë, secilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të pestin vit me rradhë, tha ai.
Në, cilësinë e mikëpritësit, zoti Alla, tha se ndjehem shumë krenar, kur shohë sot rezultatet e punës tonë të përbashkët, duke grumbulluar këtu në këtë manifestim sportiv qindra shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha viset shqiptare, të rinjë e të vjetër, sportistë e trainer, dhe artistë për t’u argëtuar së bashku – mbasi ky është edhe qëllimi ynë – i organizatës dhe organizatorit të këtij turneu Bashkimi Kombëtar, bashkëpunimi dhe respekti i madh për njëri tjetrin.
“Të gjithë e ndjemë peshën e madhe, u shpreh ai në kraharor, që na shkaton largësia nga vendlindja, dhe këto organizime të përbashkëta dhe vëllazërore, na bëjnë të ndjehemi më afër atdheut dhe vendlindjes tonë”
Kurse, në rolin e kryetarit të komisionit organizativ të këtij turneu, ka folur Pajazit Mena
“Unë, këtë vitë – u shpreh ai kisha nderin dhe pervilegjin, që të jap kontributin tim pë realizimin e këtij turneu, i cili tashmë po rritet dhe po merr përmasa shumë të mëdha – Ju faleminderojë tha Mena përzemërsisht të gjithëve për pjesmarrjen tuaj, ndërsa një faleminderim i veçantë për bashkë-puntorët e mi, stafin organizativ dhe “Qendrën kulturore Shqiptaro-Amerikane”, me gjithë anëtarësinë e saj, pa të cilët kjo festë sportive mbarshqiptare nuk do të ishte bërë e mundur”.
Në emër të organizatorit të këtij turneu, Pajazit Mena, iu lut pjesëmarrsve të jepnin kontributin e tyre në këtë turne, për mbarvajtjen e tij – duke respektuar rregullat, me njëri tjetrin – respektuar punën e bërë deri tani, që kjo festë e madhe sportive gjithëshqiptare, të jetë sa më e suksesshme, nënvizojë, ai.
Para fillimit të turneut ndërsa ekipet po përgatiteshin për garat, organizatorët vendosën disa pika muzikore shqiptare.
Midis një përzgjedhje me këngë me motive patriotike , ato kuq e zi, ishte edhe kënga e Rock-starit strugan në SHBA – Haxhi Dauti, këngëtar i komunitetit shqiptarë në SHBA , kënga e tij ” Një Flamur dhe Një Shqiponjë “, e cila u bë pjesë e turneut – të minifutbollit në salla të mbyllura “Vllaznimi Soccer Tournament” 2015, dhe ka qenë e tillë edhe në Sheshin Nena Tereze në Tiranë , në kualifikimin Francë Euro 2016 të kombëtares shqiptare .
Më pasë nisën takimet në grupe: ku 24 skuadra të ndara në 6 grupe me nga 4 skuadra secila luajtën në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Gjithësej u zhvilluan 51 ndeshje, përfshirë ato në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe takimi Final.
Në grupin A : luajtën Vllaznimi 1 – Korabi NY, Struga, Flamurtari FC – Grupin B: NY Force, Vllazinimi 2, Butrinti dhe Besa- Grupi C: United Albania, Ana e Malit, Tuzi Kafe dhe Plisat.Në grupin D: Ulqini, Koha, Vllaznimi U17/18 dhe Koroshishta – Grupi E : Ballkan FC, Kraja 2, Atlas, dhe PR Pizza, dhe Grupin F: Kraja, Muriçi, Rumija dhe Mezzeluna.
Në mespushimin e turneut organizatorët me një ndeshje simbolike mes fëmijëve shqiptarë nga shkollat e futbollit U/10, entusiazmuan spektatorët e pranishëm me një spektakël që u dhuruan fëmijët shqiptarë.
Më pas me disa pika artistike, në kujdesin e Argëtim Feratit dhe Xhemal Bekteshit, doli në fushë grupi i këngëve dhe valleve, i cili interpretojë pika muzikore me motive kombëtare shqiptare: Valle Tradicionale shqiptare, nga vallëtarët e grupit të këngëve dhe valleve shqipe Nju Xhersi, Këngë për flamurin këndojë Erzana dhe Erand, Vallja e Drenicës grupi i valleve Qendrës Shqiptaro Amerikane Nju Xhersi.
Mbas atyre takimeve në grupe u kalua në ndeshejt 1/16, kurse në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre me eleminim në bazë rendtijes,.
Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet e Tuzi Kafe me Vllaznimin 1 të struganëve, kurse Ulqini luajti kundra skuadrës Butrinti, ku si Vllaznimi 1 dhe Ulqini – u kualifikuan me fitoret 2 me 1 dhe 3 me 1.
Në finale luajtën Ulqini i ulqinakve me Vllaznimin 1 të struganëve, mbas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë me nga dy golat e shënuar për secilin palë, dhe u deshën penalltitë për përcaktimin e fituesit të kupës së këtij turneu .
Ulqini, është fituese e këtij turneri mabsi u dallua si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhej me disa futbollista të talentuar, luajti të gjitha ndeshjet e saj me këtë formacion : Herodit Sinani, Suad Gjeka, Arber Dibra, Eldin Lekpervukaj, Dardan Salaj, Taulant Salaj, Arben Lekprelaj, Ronaldo Rudaj, Cufo Palaj, Edmon Kurti, Bledar Kovaçi, dhe trainer Albert Salaj.
Ndërsa, vendin e dytë e mori skuadra Vllaznimi 1 e përbër nga futbollistët: Adem Isa, Dashmir Shazimani, Veton Kaba, Erblin Rramani, Egzon Zhuta, Ibrahim Delaj, Sali Vlashi, Krenar Alimi dhe Kreshnik Alimi,
Mbas takimit final mes Ulqinit dhe Vllaznimit 1 u shënua edhe mbyllja e këtij turneu me ndarjen edhe të trofeve të cilat ju dhanë ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë. Ato ua dorozojë, Pajazit Mena, Ajri Hoxha dhe Edip Ramadani në emër të organizatorit.
Futbollistët e skuadrës FC Ulqini, me trainer Albert Salaj u nderuan me kupën e turnirit, kurse golashënuesi më i mirë u shpallë sulmuesi i Korabit NY, ndërkohë, futbollisiti më i mirë Edmond Kurti, dhe portieri më i mirë i Turneut 2015, u shpall ulqinaku Cufo Palaj.
Duhet cekur se ky eveniment sportiv, është në rritje dhe po zgjon interes shumë të madh tek komuniteti shqiptar në SHBA, të rinjët, madje, ai ka mbështetjen edhe të qytetit, policisë kompleksit sportiv, organizatave dhe shoqatatve, veprimtarve dhe mediave shqiptare në Amerikë.
Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptarë, që përfaqësojnë vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë shprehur vetëm fjalë miradie ndaj organizatorëve të veprimtarisë më të madhe sportive të vitit në komunitetin shqiptarë.
Moderatori i këtij turneu Fation Arifi (gazetar), tha se “duhen faleminderuar për këtë organizim mjaft cilësor sportiv, organizatorët, e këtij turneu, madje, ky turne, sipas tij, i tejkalon kufijtë e një gare sportive dhe ka kuptim dhe efekt shumë më të gjërë dhe më të rëndësishëm edhe në aspektin tonë kombëtar”.
Me këtë rast një faleminderim i veçantë, Arifi përcolli edhe për oficerin e policisë Lirim Kaba – shquar për rendin dhe qetësinë në mbarvajtjen e këtij turneu – që është i vetmi dhe më i madhi në komunitet.
“Ju jeni Shqipëria Etnike, ëndrra e çdo shqiptari! Vëllezër e motra – kjo është Shqipëria e së ardhmes tonë në diasporë, bashkë Shqipëria, Kosova, Malësia, Presheva, Illiriada dhe Çamëria,” tha moderatori i saj Fation Arifi, në mbyllje të këtij turneu duke shtuar se “ Ky trune i organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane dhe Vllaznimi i struganve, në Nju Xhersi, meriton respekt dhe mirënjohje të madhe , sepse është ky eveniment shumë më tepër se një organizim sportiv, madje është tha ai, një mesazh i fuqishëm për vednet tona, për vet ne shqiptarët e Amerikës ; Ne duam Bashkim – Ne mundemi Bashkë dhe ne do të jemi gjithmonë Bashkë – kjo është edhe vlera e jonë “.