Sabri-gjoniDërguar nga Beqir Sina

Po t`i vizitosh SHBA-të do të takosh edhe shumë shqiptarë që nuk mund të vijnë në vendlindje, për shkak se nuk kanë zgjidhur problemin e dokumentacionit të rregullt. Ata mund të dalin nga SHBA, por pastaj nuk mund të kthehen atje. Ata mund të jetojnë, të punojnë, të drejtojnë edhe biznese, po nuk mund të dalin nga territori i SHBA-ve. Raste të këtilla ka shumë.

Megjithatë, në një bisedë online me bashkatdhetarin tonë në Amerikë, Naser Nikën, që njihet si pronar i kompanisë Albis Party, kuptojmë se dokumentat në SHBA janë fituar gjithmonë dhe përsëri fitohen. Ai tregon për rastin e fundit të para disa ditëve, ku brenda disa muajve, avokati shqiptar Sabri (Sam) Gjoni i pajisi me dokumenta të rregullta mbesën dhe nipin e tij.
Ky avokat ka pajisur me dokumenta të rregullta gjithë familjen e tij.

Naser Nika thotë se ky avokat është njëri nga më të mirët, sepse çdo çështje që ka marrë në dorë e ka përmbyllur me sukses, prandaj u sugjeron të gjithë bashkatdhetarëve që nuk kanë dokumentacion të rregullt në SHBA të drejtohen te avokati Sabri Sam Gjoni se aty do ta zgjidhin problemin për një afat të shkurtër kohor
Në fund, Z. Nika lëshon edhe një batutë se nuk ka motiv për të shkuar në shtëpi se s`ka asnjë njeri pa dokumenta, se të gjithë ia pajisi Sam Gjoni, sepse është kënaqësi të kesh ndonjë pa dokumenta që të bashkëpunosh me këtë avokat.

Suksesi më i fundit i avokatit të njohur shqiptarë, Sabri “Sam” Gjoni në fushën e avokatisë, është edhe ai i bërjes me dokumenta zyrtare – fitimin e statusit të azilantit politik të një shqiptari nga Dibra e Madhe Agron Kaja, këto ditë. I cili tash mbas 8 viteve pret sa më shpejt të bashkohet me familjen e tij në Dibër.

By admini