mark-zuckerberg-facebookShefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, premton mbrojtjen e muslimanëve.

Beqir SINA – New York

NEW YORK : Reagimet ndaj thirrjes së kandidatit presidencial republikan Donald Trump për një ndalim total të hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara, variojnë nga zemërim në tallje si brenda dhe jashtë SHBA.

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e ka publikuar mbrëmë një mesazh për muslimanët duke premtuar se do t’i mbrojë ata nga hakmarrja në këtë rrjet më të madh social në botë.

Duke i përmendur sulmet aktuale të militantëve islamikë në Paris dhe Kaliforni dhe propozimin nga kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, për parandalimin e hyrjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Zuckerberg tha se muslimanët mund të frikësohen se “persekutohen për aksionet e të tjerëve”.

“Dëshiroj që ta dini se ju jeni gjithmonë të mirëseardhur këtu dhe se ne do të luftojmë për t’i mbrojtur të drejtat e juaja dhe të krijojmë ambient paqësor dhe të sigurt për ju”, ka thënë Zuckerberg.

Mëtutje, ai ka theksuar se “mua si hebre, prindërit e mi më mësonin se ne duhet të qëndrojmë kundër sulmeve ndaj të gjitha komuniteteve, bile edhe nëse ndonjë sulm nuk është kundër juve sot, pasi me kohë, sulmet kundër lirisë së çdokujt do ta dëmtojnë secilin”

Mark Zuckerberg thotë në mesazhin e shpërndar mbrëmë në rrejtin social më të madh në botë Facebook se : “Unë dua të ngre zërin tim në mbështetje të muslimanëve në komunitetin tonë dhe në mbarë botën .

Pas sulmeve të Parisit unë mund të imagjinoj se muslimanët me të drejtë mendojnë se ata do të persekutohen për veprimet që shkaktojnë të tjerët në emër të tyre.

Unë jam hebre në origjinë ndërkohë që prindërit e mi më kanë mësuar se ne duhet të reagojmë ndaj sulmeve që shkaktohen kundër çdo komuniteti . Nëse nuk ndiheni të sulmuar sot , duhet të kuptoni që kur sulmohet liria ai sulm godet cilindo prej jush .

Nëse ju jeni musliman, unë si udhëheqës i Facebook ju bëj me dije se ju jeni gjithmonë të mirëpritur këtu dhe se ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për ju .

Të paturit një fëmijë na ka dhënë aq shumë shpresë , por rrethanat mund ta çojnë këtë situatë deri në cinizëm.

Ne nuk duhet të humbim shpresën .

Për sa kohë që ne qëndrojmë së bashku dhe shohim të mirat e njëri-tjetrit , ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë për të gjithë njerëzit” ka thënë mbrëmë Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

By admini

One thought on “Në SHBA vazhdojnë reagimet e forta ndaj komenteve të Trump-it, ja reagimi i shefit ekzekutiv të Facebook-ut”
  1. Trump ka propzuar ndalim të nji kohe të SHKURTË derisa SHBA te zghedhin problemin. . Si musliman na vjen keq por asht me randësi të dihet kush hyn e kush del. A e çelim deren per ata që duen të shkaktojn damë apo vdekje per antaret e familes. Historia e Amerikes tregon se kjo nuk isht gja e re. Puet Japozët,Gjermanët apo Italianët, asnji prej ktyne musliman, dy të fundit Kristian. Sotë me shumicë populli Amerikan e përkrah Trumpin sepse aj thotë ça mendon e jo çka don shtypi, shumicë e tyne janë anti vlerave Amerkane dhe disa te pa informuen. Ka ardh koha që to hapim sytë dhe të mbrohet Amerika si shtet me vlera te posaçme. Si kishte qenë bota pa Merikë 100 vjetët e fundit? Shqipnija në NATO? Kosova shtet sovran? Nuk e besoj
    Ka nji herë digjet I njomi për të thatin. Na e kemi me detyrë ti sulmojm të gjith ata që janë anti demokrat. Ma shum po flitet dhe shkruhet për masat dhe të drejtat e terroristve islamik se masakrimin e 14 personave të pafajshem dhe rreth 20 veta të plagosun. Na duhet të jena musliman të mirë e me e përkrah Amerikan. Nuk isht shtet ne botë si SHBA që siguron të drejtat fetare si aj shtet. T’rrijm shtremt por të flasim drejt.

Comments are closed.