gezim-hajdinagaNë përiudhën kohore 2006 – 2011 kryetar i komunës së Ulqinit ishte Gëzim Hajdinaga nga radhët u UDSH-së e cila një periudhë ishte në koalicion me DPS dhe së bashku qeverisnin me Ulqinin. Sot ish kryetari Gëzim Hajdinaga është i punësuar në Organizatës Nacionale të Turizmit të Malit të Zi si anëtar i Këshillit ekzekutiv.

Këto ditë ONT e Malit të Zi paraqiti oferten e vet turistike në Tiranë ku si përfaqësues i saj ish edhe z. Hajdinaga

Shqipëria e Mali i Zi me projekte të përbashkëta turistike

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë shumë mundësi për diversifikimin dhe zhvillimin e turizmit mes dy vendeve përmes projekteve rajonale të përbashkëta.

Gëzim Hajdinaga, përfaqësues i Organizatës Kombëtare të Turizmit për Malin e Zi, në një intervistë për ATSH-në u shpreh se, ndodhet në Tiranë bashkë me operatorë dhe aktorët të tjerë të fushës së turizmit malazez, për të prezantuar vlerat dhe risitë turistike që ofron Mali i Zi gjatë këtij sezoni dimëror, por jo vetëm.

Mali i Zi ka potenciale dhe ndërthurje të bregdetit me malet, me peizazhe piktoreske mahnitëse, që ja vlen t’i eksplorosh, si Kolashini, Zhabjaku, por edhe vende si Plava e Gucia.

Gjej rastin, thotë Hajdinaga, të vë në dukje që vizitorët nga Shqipëria kanë qenë gjithnjë të mirëpritur dhe të mirëseradhur në Malin e Zi dhe kjo sipas tij, reflektohet edhe në shifrat turistike të sezonit të fundit veror, ku u shënua një numër në rritje i turistëve shqiptarë në trevat malazeze.

Në këtë kontekst, ai fton vizitorët shqiptarë duke i siguruar se do të gjejnë gjithnjë mikpritje në Malin e Zi. Hajdinaga apelon për projekte rajonale mes dy vendeve, që do të zhvillojnë më tej sektorin e turizmit.

By admini

2 thoughts on “Ja çka punon tani ish kryetari i komunës së Ulqinit”
  1. Po pyesni ku jeton. Temirat detare, kriporen, hotelerine, Valdanosin etj. kush i fali. Shansa gjithmone eshte nje here ne jete.

  2. I vetmi kryetar qi ka punu per qytet. Kta tjert vet rrijn tyj u shamatu me key punt e veta e kan harru fare detyrat e tyne ndaj qytetit e qytetarve. Kta ty dy duhet mi qit jasht. Dritani duhet me ardh n vend te tyne, se ta kajn frig hijen e vet.

Comments are closed.