Kryetari i Forccës së Re Demokratike uron qytetarët e Malit të Zi, dhe shqiptarët në veçanti, për marrjen e ftesës për antarsim në NATO.
Urimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.
Besimi që 28 vendet antare të NATO-s treguan me ftesën dërguar Malit të Zi, është një nxitje për demokratizmin e mëtejshëm të vendit dhe konfirmim i arritjeve të deritanishme.
Kjo është një ditë e veçantë dhe historike për Malin e Zi, Ballkanin Përendimor, dhe Aleancën në përgjithësi.
Kjo ftesë është një hap i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të të gjithë rajonit, dhe se NATO po mban dyert e hapura për kompletimin e vizionit të një Europe të bashkuar, një Europe të lirë dhe paqësore.
Të gjitha këto arritje që kanë çuar në marrjen e ftesës për antarsim në NATO, nuk do të ishin të mundura pa kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të subjekteve politike shqiptare.
Për këtë arsye, Forca e Re Demokratike uron qytetarët e Malit të Zi, dhe shqiptarët në veçanti, për marrjen e ftesës për antarsim në NATO.
Shpresojmë se së shpejti pjesë e kësaj organizate do të jenë edhe Maqedonia dhe Kosova, cka do ti bashkonte të gjithë shqiptarët nën mbrojtjen e kësaj aleance, dhe të bëjë realitet ëndrrën e tyre shumëvjeçare. Sot në NATO e nesër në Bashkimin Europian.
Gëzuar!
Kryetari,
Nazif Cungu