Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Urimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.
Partia Demokratike
Kryetari Fatmir Gjeka
Ulqin
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani
Telegram urimi
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, ju përgëzoj Ju, e përmes jush të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, si dhe gjithë diasporën shqiptare.
Sakrificat dhe vuajtjet e mëdha shekuj me radhë, më 28 Nëntor 1912 u kurorëzuan me Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, pas 103 vitesh i kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë të gjithë ata që kontribuan për pavarësinë e vendit të shqipeve. Kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë djersën, gjakun dhe mendjet e ndritura të atdhetarëve që sollën Pavarësinë.
Sot, shqiptarët janë më afër Europës së bashkuar, por më e rëndësishme, ne jemi më afër njëri – tjetrit, jemi më të bashkuar.
Të bashkuar duhet të jemi gjithmonë. Të bashkuar do të jemi gjithmonë.
Gëzuar.
Ulqin, më 27 Nëntor 2015 Kryetari i Partisë Demokratike
Fatmir Gjeka