katerkolla
BL Katerkolle

Punëtoret e fabrikës së qilimave ”Ultep” në Katërkollë kanë filluar dje grevën ku kërkojnë pagesën e pagave dhe lidhjen e stazhit punues.

Kryetarja e sindikatit Sebije Gjeka ka thënë se përveç që nuk janë paguar pagat dhe kontributet nuk iu është lejuar që as të hynë fare në fabrikë pasi pronari Radovan Stojanoviq ka ndërruar mekanizmin për mbylljen e derës.
”Të punësuarit janë të revoltuar me indiferencën e institucioneve kompetente dhe tërheqin vërejtjen se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, do të bllokojnë rrugën që të çon te pika kufitare në Sukubinë”, ka deklaruar Gjeka.

Në vitin 1999 kjo ndërmarrje ka lidhur kontratë me një kompani italiane për marrjen me qira të hapësirave dhe angazhim të punëtoreve për pesë vite. Pas dy viteve partneri italian është tërhequr duke mos paguar qiranë në vlerë prej 11800 euro, shkruan Dan. POashtu nuk ka paguar as obligimet ndaj punëtoreve. Prej vitit 2002 kjo ndërmarrrje nuk punon.

Sipas të dhënave të komisionit përkatës, pjesën më të madhe në strukturën pronësore e ka Radovan Stojanoviq nga Nikshiqi me 31,37 % të aksioneve , pastaj ”Moneta” me 22,1%, ndërmarrja ”Montsilver” nga Nikshiqi me 7,5 dhe ”Trend” me 6,6% të aksioneve.

By admini