Shkolla-sukubines-e-rrenuarMinistri i Arsimit Boshkoviq, Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i diasporës tonë në SHBA Cafo Boga para më shumë se një muaj, saktësisht me  12 tetor vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës në Sukubinë.

Por në disa fotografi që vinë nga Sukubina dhe që i ka bërë publike z. Richard Lukaj shihet se pas më shumë së një muaj nuk ka lëvizje për fillimin e punimeve përveç gurthemelit të vendosur ditën e inagurimit të punimeve.
” Shkolla në Sukubinë e demoluar … asnjë shenjë e përpjekjeve për ta ndërtuar”, kështu shprehet z. Lukaj në komentin e vet për fotografitë.

Ky është projekti i parë trilateral që do të realizohet falë Ministrisë, Komunës dhe diasporës. Vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro e punimet i janë besuar Artek&Ing- Invest nga Podgorica. Shkolla e re do të ketë një sipërfaqe prej 450 metra katrorë.

By admini